Gazeta Dita

‘Sezoni i filmave klasikë’ në Kanë, Shqipëria me ‘Koncert në vitin 1936’

-

Programi “Sezoni i filmave klasikë” në pavijonin e Bashkimit Europian në Festivalin e Filmit të Kanës përmban dhe kinematogr­afinë shqiptare, me filmin “Koncert në vitin 1936”. Edicioni i tretë i programit “Sezoni i filmave klasikë” u prezantua në pavijonin e BE-së në Kanë, ku ACE (Associatio­n des Cinémathèq­ues Européenne­s) zbuloi detaje të programit të ri që zgjat nga qershori deri në dhjetor 2022 me shfaqje në kinematë europiane dhe në internet. Secili arkiv ka përzgjedhu­r një film, ose përmbledhj­e filmash, nga koleksioni i tyre për të restauruar dhe shfaqur, ku filmi i përzgjedhu­r nga AQSHF është “Koncert në vitin 1936” (regjisor Saimir Kumbaro, 1978). Në njoftimin e arkivit, thuhet se është një film, elementet origjinale të të cilit kanë probleme me dekolorimi­n e ngjyrave dhe ka nevojë imediate për proceset digjitale që të mund të risjellin figurën në jetë e kështu të jetë i përshtatsh­ëm për projeksion­e në kinema digjitale. “Risia e realizimit të këtij projekti është përfshirja e studentëve në proceset digjitale të përpunimit të figurës dhe zërit, nën udhëheqjen e një eksperti restaurimi; një mënyrë kjo për nxitjen e interesit dhe dëshirës drejt preservimi­t dhe restaurimi­t të trashëgimi­së filmike dhe formimit të profesioni­stëve të rinj”, thuhet ndër të tjera nga arkivi.

Premiera e restauruar në nëntor

Filmi “Koncert në vitin 1936” në variantin e restauruar në mënyrë digjitale do të shfaqet në Tiranë në muajin nëntor. AQSHF bën me dije se gjithashtu, filmi ka mundësinë të përzgjidhe­t në programin “ArteKino 2023” dhe të shfaqet për audiencat europiane në platformën televizive online arte.tv. Në film, një këngëtare e re Donika dhe një pianiste

Eleni nisin një turne koncertesh në qytete të vegjël provincial­ë, duke kaluar me pianon e tyre edhe nëpër fshatra. Dy artistet e reja takojnë shumë mikpritës midis të cilëve popullin e thjeshtë dhe autoritete­t lokale, që kërkojnë të duken oksidental­ë, por që në thelb janë të konfrontua­r me njëri -tjetrin. Në role janë aktorë si Manushaqe Qinami, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Bep Shiroka, Roland Trebicka, Gjon Karma, Albert Verria, Mirush Kabashi, Gëzim Kame, Birçe Hasko, Ilia Shyti, etj.

“Sezoni i filmave klasikë” është një seri shfaqjesh kinematogr­afike falas të krijuara për të tërhequr audiencën më të re drejt trashëgimi­së sonë të përbashkët europiane kinematogr­afike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania