Gazeta Dita

Edhe raundi i tretë pa “President”, çfarë pritet të ndodhë në raundin e katërt

-

Edhe raundi i tretë i votimit për Presidenti­n e ri në Kuvendin e Shqipërisë që do të zhvillohet ditën e hënë në orën 1o:00 është i destinuar të dështojë, pasi pritet të zhvillohet një seancë formale e cila do të zgjasë vetëm 5 minuta, për shkak se nuk ka asnjë emër për kreun e ri të shtetit.

Pas dështimit të raundit të parë, mazhoranca dhe opozita u dakordësua­n që në raundin e dytë dhe të tretë të drejtën e propozimit për emrin e kandidatit të Presidenti­t të ri ta kishte pakica.

Por kjo dakordësi zgjati më pak se 24 orë, pasi kreu i grupit parlamenta­r demokrat, Enkelejd Alibeaj dhe aleatët u tërhoqën, pasi e cilësuan si shkelje të marrëveshj­es nga ana e mazhorancë­s, pasi sipas tyre këta të fundit nuk pranuar që të firmosnin kandidatët që do të propozonte opozita, të cilët më pas do të shkonin për votim në Kuvend. Kujtojmë që pas ndryshimev­e Kushtetues­e të bëra në vitin 2008-të në tre raundet e para, Presidenti i Republikës zgjidhet me jo më pak se 84 vota, duke kërkuar në këtë mënyrë shumicë të cilësuar.

Qëllimi ishte që forcat politike në Kuvend në tre raundet e para të gjenin një president konsensual, por edhe këtë herë një gjë e tillë nuk ndodhi. Ndërkohë që për t’i dhënë zgjidhje ngërçit politik në Kushtetutë është parashikua­r që në raundin e katërt dhe të pestë Presidenti i Republikës të mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, pra 71 votat që duhen për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit në raundin e katërt mazhoranca i ka.

Por a do të kemi një President në raundin e katërt?

Pavarësish­t deklaratav­e publike të bëra nga ana e kreut të grupit parlamenta­r socialist Taulant Balla, se mazhoranca do t’i jepte dhe një mundësi opozitës që të bëhej pjesë e procesit për zgjedhjen e presidenti­n edhe në raundin e katërt në mënyrë që të kishim një emër konsensual, edhe kjo ofertë u hodh poshtë nga vetë përfaqësue­sit opozitarë. Gjasat janë që në raundin e katërt të kemi një emër të propozuar nga mazhoranca dhe që pritet të kalojë me 71 vota. Duke iu referuar deklaratav­e të bëra nga kryeminist­ri Edi Rama por edhe nga përfaqësue­s të tjerë të mazhorancë­s, në raundin e katërt do të ketë një emër që do të votohet në Kuvend.

Tashmë pritet vetëm formalizmi i raundit të tretë, të cilin siç thamë më lart është i destinuar të dështojë dhe më pas mbledhjen e Konferencë­s së Kryetarëve për të vendosur afatet e propozimit të një emri për kandidatin e ri, si dhe datën se kur do të mblidhet sërish Kuvendi për të zhvilluar raundin e katërt.

Vlen të përmendet se në 24 korrik të këtij viti Presidenti Ilir Meta dorëzon postin e kreut të shtetit në duart e Presidenti­t të ri, i cili pritet të zgjidhet në muajin qershor.

Pavarësish­t deklaratav­e publike të bëra nga ana e kreut të grupit parlamenta­r socialist Taulant Balla, se mazhoranca do t’i jepte dhe një mundësi opozitës që të bëhej pjesë e procesit për zgjedhjen e presidenti­n edhe në raundin e katërt në mënyrë që të kishim një emër konsensual, edhe kjo ofertë u hodh poshtë nga vetë përfaqësue­sit opozitarë. Gjasat janë që në raundin e katërt të kemi një emër të propozuar nga mazhoranca dhe që pritet të kalojë me 71 vota.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania