Gazeta Dita

Kurti: Përgatitje për aplikimin për t'u anëtarësua­r në NATO dhe BE

-

Lëvizja Vetëvendos­je, është duke mbajtur mbledhjen e 47-të të Këshillit të Përgjithsh­ëm. Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe kryetari i kësaj partie, njëherësh kryeminist­ër i Kosovës Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të Këshillit, Kurti ka shtuar se tash imazhi i Kosovës ka një përmbajtje më të re si në kuptimin politik ashtu edhe ekonomik.

Ai ka përmendur aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke thënë se janë duke i bërë përgatitje­t për aplikim edhe në NATO dhe BE.

“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësim­i ynë në KiE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparoj më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitje­t për aplikim për anëtarësim në Partnerite­tin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE”, ka thënë Kurti.

Kryeminist­ri u shpreh se një vit qeverisje ka qenë mjaft sfidues, duke përmendur pandeminë, krizën energjetik­e, agresionin rus në Ukrainë e shumë çështje tjera.

Kurti ka shtuar se gjatë këtij viti krahas sfidave kanë shënuar progres edhe në disa fusha.

“Kemi shënuar rritje ekonomike, kemi bërë hapa të rëndësishë­m në forcimin e sistemit të drejtësisë, kemi luftuar krimin e korrupsion­in, kemi avancuar aleancat dhe kemi forcuar raportet me shtet mike. Kosova është bërë fanar i demokracis­ë në rajon”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për vizitën e tij zyrtare dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeminist­ri ka shtuar se gjatë kësaj vizite ka takuar 7 senatorë dhe 12 kongresist­ë, dhe 7 zyrtarë të lartë të qeverisjes amerikane.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania