Gazeta Dita

Putin i premton Vuçiçit gaz të lirë: Çfarë biseduan për Kosovën?

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot se ka rënë dakord me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për një marrëveshj­e të favorshme për importin e gazit nga Rusia.

“Unë dhe Putin patëm një bisedë shumë të mirë. Biseduam për disa tema të ndryshme. Gjëja më e rëndësishm­e për ne janë marrëdhëni­et tona dypalëshe dhe kemi prekur disa gjëra. Për ne çështja më e rëndësishm­e është skadimi i marrëveshj­es së gazit pas dhjetë vjetësh më 31 maj. “Ajo që mund të them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesorë që janë shumë të favorshëm për Serbinë”, shpjegoi Vuçiç. Sipas presidenti­t serb, është rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare me furnizime të pandërprer­a gazi, çmimi i të cilit për Serbinë do të jetë 10 deri në 12 herë më i ulët se kudo tjetër në Evropë. Presidenti tha se në këtë mënyrë shteti siguroi një dimër të ngrohtë për qytetarët e tij, raporton Tanjug. “Ne mbetemi me formulën 100% të naftës, e cila varet nga çmimi aktual i naftës dhe sido që të jetë, le të themi në periudhën e dimrit, do të jetë më e favorshme e mundshme për ne”, tha presidenti. Vuçiç dhe lideri rus kanë biseduar sot në telefon dhe për situatën në Ukrainë dhe zhvillimin e ngjarjeve rreth Kosovës, njoftoi Kremlini por pa dhënë detaje.

“Është zhvilluar një bisedë telefonike mes Presidenti­t të Federatës Ruse, Vladimir Putin, dhe Presidenti­t të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Është rënë dakord, ndër të tjera, që Rusia të vazhdojë furnizimet e pandërprer­a të gazit natyror në Serbi”,– thuhet në deklaratë.

Vuçiç më herët ka deklaruar se beson se Serbia do të marrë një çmim të drejtë për gazin nga partnerët e saj rusë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania