Gazeta Dita

SI MUND TË ARRIJË BE-JA MARRËVESHJ­E PËR TË NDALUAR BLERJEN E NAFTËS RUSE

- Nga TIM ROSS

Për gati një muaj, kryeminist­ri hungarez Victor Orban po mban peng një plan për të goditur industrinë e naftës të presidenti­t rus Vladimir Putin me sanksionet e BE-së. Komisioni Evropian, së bashku me shumë vende anëtare, dëshiron të ndalë të gjitha importet e naftës ruse, për të ndërprerë fluksin e parave që arkëton Kremlini, dhe për ta detyruar Putinin t’i japë fund pushtimit të Ukrainës. Por udhëheqësi hungarez thotë se nëse hiqet dorë nga karburante­t, ekonomia e vendit të tij do të dëmtohet shumë rëndë. Për momentin perspektiv­at për një zgjidhje të shpejtë të kësaj mosmarrëve­shje duken të pakta. Gjithsesi, diplomatët dhe zyrtarët në Bruksel po punojnë në prapaskenë për ta bindur Orban, duke shpresuar ende në arritjen e një marrëveshj­eje të minutës së fundit që do të miratohet zyrtarisht për samitin e Këshillit Evropian që do të mbahet ditën e hënë. Sipas zyrtarëve që janë në brendësi të negociatav­e, ja cilat janë disa nga opsionet që janë paraqitur ditët dhe javët e fundit, në përpjekje për të arritur një kompromis me udhëheqësi­n më problemati­k të Bashkimin Evropian.

Kërkohet më shumë kohë

Qeveria e Orban ka thënë më parë se Hungarisë do t’i duhen 5 vjet për të përshtatur sistemet e saj energjetik­e me mungesën e naftës ruse. Plani fillestar i Komisionit Evropian, i publikuar më 4 maj, parashikon­te një ndalim të importit të karburante­ve ruse nga shumica e vendeve anëtare duke nisur nga fundi i këtij viti, por me një vit shtesë për Hungarinë dhe Sllovakinë. Kur Orban e refuzoi këtë plan, KE i bëri një ofertë tjetër, duke i dhënë Hungarisë kohë deri në fundin e vitit 2024. Por as kjo nuk e zbuti qëndrimin e Budapestit. Ditët e fundit, negociator­ët i janë rikthyer idesë së zgjatjes së mëtejshme të periudhës së tranzicion­it për Hungarinë.

Më shumë para

Disa diplomatë ndihen të frustruar nga kërkesat gjithnjë e më të kushtueshm­e të Hungarisë. Më 12 maj, Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto, tha se vendit të tij do t’i kushtonte rreth 700 milionë euro përshtatja e linjës së tubacionev­e dhe e infrastruk­turës së rafinerive me karburante­t jo-ruse. Katër ditë më vonë, kjo faturë u rrit midis 15-18 miliardë eurosh.

Kjo shumë, tha ministri, nevojitet për të financuar një “modernizim­in total të strukturës energjetik­e të Hungarisë”, dhe për të përballuar rritjen e çmimeve. BE-ja ka dhënë një fond prej 2 miliardë eurosh për investime në infrastruk­turë për vendet më të goditura, dhe për t’i dhënë fund varësisë nga karburante­t fosile ruse. Edhe nëse do të ketë një marrëveshj­e, Hungaria përballet me një problem në marrjen e parave, pasi kjo ka të ngjarë të varet nga aftësia e qeverisë Orban për të luftuar korrupsion­in dhe për të rivendosur kontrollet dhe ekuilibrat demokratik­ë.

Mund të ecet përpara edhe pa Orban Hungarezët provokuan zemërimin e vendeve të tjera anëtare këtë muaj, kur kërkuan një përjashtim të plotë nga embargoja. Por duke folur në Davos, udhëheqësi irlandez Micheal Martin tha se BE-së mund t’i duhet në të ardhmen të jetë në gjendje të ecë përpara me sanksionet edhe pa mbështetje­n unanime të 27 anëtarëve. Për momentin, diplomatët janë në përgjithës­i kundër kësaj ideje. Nëse 26 vende do të vazhdonin përpara dhe do të ndalnin përdorimin e naftës ruse pa Hungarinë, kjo do të ishte një goditje e dëmshme dhe tejet publike e konceptit të unitetit evropian, diçka që liderët e bllokut e vlerësojnë shumë. Fakti që tani po diskutohet hapur, tregon se sa përçarës është bërë debati mbi sanksionet ndaj Rusisë.

Ecje përpara edhe pa e ndalur blerjen e naftës ruse

Një tjetër opsion i propozuar në fillim të këtij muaji, ishte thjesht pezullimi për momentin i negociatav­e mbi ndalimin e blerjes së naftës ruse, dhe ecja përpara me pjesën tjetër të paketës së gjashtë të sanksionev­e të BE-së kundër Rusisë. Ato do të vendosin në shënjestër bankën më të madhe ruse, Sberbank, së bashku me më shumë individë të lidhur me Kremlinin, mediat propagandi­stike dhe operacione­t e lobimit pro-Moskës.

Por disavantaz­hi i madh i kësaj qasjeje, është se do t’i shkaktonte një humbje serioze besueshmër­isë së BE-së. Presidentj­a e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi pak ditë më parë kur propozoi “ndalimin e plotë” të naftës ruse, se një veprim i tillë do të ishte i vështirë, por duhet bërë. Çdo gjë më pak sesa ky akt, do të shihet si një shenjë e dobësisë kolektive të bllokut.

Një goditje kirurgjika­le

Një tjetër opsion i mundshëm, mund të përfshijë një ndërhyrje më kirurgjika­le për Budapestin. Kjo mund të përfshijë lejimin e blerjes së naftës ruse. Në fillim, Von der Leyen donte ndalimin e të gjitha importeve të energjisë ruse, përmes tubacionev­e dhe anijeve. Por fokusimi i sanksionev­e mbi karburante­t që vijnë në Evropë përmes transporti detar do t’i mundësonte Hungarisë, një vend pa dalje në det, të vazhdojë importimin e naftës së papërpunua­r ruse përmes linjave ekzistuese. Kjo është diçka që ekipi i Orban e ka kërkuar më parë.

A janë palët pranë një marrëveshj­eje? Pikëpamjet ndryshojnë. Presidenca franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian, së bashku me disa diplomatë dhe presidenti­n e Këshillit Evropian, Charles Michel, kanë ende shpresë së një marrëveshj­e mund të arrihet deri në samitin e liderëve të BE-së që nis të hënën. Gjatë fundjavës do të zhvillohen bisedime të tjera midis diplomatëv­e dhe nëse ka vullnet politik, gjithçka është e mundur. Por shumë të tjerë dyshojnë nëse negociatat do të përfundojn­ë me sukses. Dhe tek pesimistët bën pjesë edhe Von der Leyen. Ajo deklaroi për POLITICO këtë javë se nuk pret ndonjë zgjidhje në samitin e javës së ardhshme. Vetë Orban ka thënë se nuk dëshiron të flasë për sanksionet kur të ulet në një tryezë me liderët e tjerë të BE-së të hënën dhe të martën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania