Gazeta Dita

Rrëfimi drithërues i të miturës, kurthi me shantazhe dhe abuzimi seksual nga 5 të pandehurit

-

Prokuroria e Lezhës kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin me 46,8 vite burg në total të të dyshuarve Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe Adrian Gjikola. Në prani të psikologes, 15-vjeçarja ka rrëfyer se çfarë ndodhi nga muaji janar, deri në maj 2021. Si e joshi i njohuri i familjes, Kaçorri dhe si e kërcënoi me jetë. U tregoi të tjerëve dhe ata ndoqën të njëjtën skemë, me shantazhe për foto e video intime. I akuzoi se e përdhunuan sistematik­isht

Emitura nga fshati Tarazh i Mirditës i ka rrëfyer psikologes gjithçka ka ndodhur me të në ‘trillerin’ e abuzimit seksual deri në grup, nga 5 të pandehurit e dosjes penale që ndodhet në Gjykatën e Lezhës dhe ku u kërkuan gjysmë shekulli burgim nga Prokuroria, teksa disa prej tyre janë edhe lidhje miqësie e familjes apo ish i dashuri i pretenduar. Në intervistë­n e dhënë në prani të psikologes dhe nënës së saj, 15-vjeçarja tregoi se personi me të cilin ka kryer marrëdhëni­e seksuale për here të parë është Artan Kaçorri dhe personi i dytë i dyshuar është Nik Lleshi. Ajo ishte së bashku me shoqet e saj duke shëtitur, ndërsa Artan Kaçorri e ka ndjekur me mjetin e tij dhe e mitura ka filluar të dalë me të.

Një ditë gjatë muajit janar të vitit 2021 i ka shkuar te shkolla dhe i ka dhënë një celular. Më pas janë takuar ditën e enjte. Sipas dëshmisë, i kishte thënë se do të dilte një ditë për të kaluar bukur, pa i treguar se çfarë do të bënin. Artan Kaçorri e dërgoi të miturën në një rrugë me pyll në zonën e Gziqit në Mirditë dhe në makinë nën presion ka kryer marrëdhëni­e seksuale me të. Pas aktit seksual, Kaçorri, që njëkohësis­ht mësohet se ishte edhe i afërm i familjes, i ka thënë se nëse do i tregonte prindërve, do të kishte pune me të. Mirëpo kjo nuk ishte hera e vetme. Kaçorri ka kryer edhe herë tjetër marrëdhëni­e seksuale me të në zonën e Prosekut, po në automjetin e tij, duke e kërcënuar se dinte shumë gjëra për vajzën dhe se do iu tregonte të gjithëve nëse nuk do kryente sërish marrëdhëni­e seksuale.

Gjatë marrjes në pyetje, e mitura tregon se edhe Albert Molla ka përdorur të njëjtën metodë, nëpërmjet kërcënimit se do i publikonte video dhe ka kryer marrëdhëni­e seksuale me të në afërsi të banesës së saj. E njëjta histori përsëritet edhe me Adrian Gjikola, i cili duke e ditur se daja i tij ka kryer marrëdhëni­e me vajzën, e ka marrë në telefon dhe i ka thënë që ishte në dijeni dhe e ka marrë në telefon duke i bërë presion se nëse nuk do të kryente marrëdhëni­e me të, do iu tregonte të gjithëve. Ai ka shkuar në afërsi të banesës së saj dhe ka kryer marrëdhëni­e seksuale me të. Në të njëjtat rrethana ka kryer marrëdhëni­e me Nik Lleshi dhe Ermal Tarazhi. Sipas vajzës dhe dëshmisë së siguruar në gjykatë, Nik Lleshi e ka telefonuar dhe kërcënuar se do i publikonte video nëse nuk do e takonte. Ata janë takuar në afërsi të shkollës në vendin e quajtur mulliri, duke kryer marrëdhëni­e seksuale së bashku, ndërsa këtë episod e ka kryer edhe katër herë të tjera. Edhe Albert Molla ka përdorur të njëjtat rrethana, duke kryer marrëdhëni­e seksuale me të, pasi i kishte thënë se personat e tjerë i ka shokë. Gjithashtu edhe Ermal Tarazhi e ka telefonuar vajzën, duke i thënë se ka video për të dhe do ta publikonte. Në këto kushte ajo ka pranuar ta takojë dhe ka kryer marrëdheni­e seksuale me të. Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, motra e vajzës së mitur ka deklaruar se 15-vjeçarja i kishte treguar të gjithë veprimet që kanë kryer 5 personat. Sipas dosjes hetimore dëshmia e vajzës është provuar edhe përmes aktit të ekspertimi­t toksiko-ligjor, mjeko-ligjor dhe psikologji­k që i është bërë të dëmtuarës. Ndërkohë nga zbardhja e komunikime­ve përmes mesazheve në rrjetet sociale dhe platformat e tjera, ka rezultuar se dhe vetë mitura ka pasur komunikime me 5 personat.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe Adrian Gjikola u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të vajzës, teksa u siguruan edhe prova bindëse në telefona, si mesazhe kërcënuese, biseda, foto apo filmime. Ndërkohë vetë të pandehurit dhe familjarët e tyre i kanë mohuar në vazhdimësi akuzat pas arrestimit, duke akuzuar familjaret e vajzës për inskenim, me qëllim përfitimi dhe prishje të reputacion­it të tyre. Ngjarje e cila ndodhi në fshatin Tarazh të Mirditës tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të Shqipërisë. Prokuroria ka kërkuar dënimin me 46,8 vite burgim të pesë të pandehurve, ose rreth 10 vite izolim për secilin dhe pritet që pasi të dëgjohen konkluzion­et e palës mbrojtëse, të jepet verdikti.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania