Gazeta Dita

Ambasada e SHBA-ve zbulon se ishin 2 policët e plagosur. Njëri ra në greminë duke kërkuar parcela hashashi, tjetri duke e ndihmuar ta nxirrte

-

Dy efektivë policie rezulton se kanë rrezikuar jetën në malësinë e thepisur të Dukagjinit, në operacion kundër parcelave të hashashit, teksa u rrëzuan në greminën e zonës ditën e shtunë. Zyrtarisht u raportua se u dëmtua rëndë Rrok Frroku, 54 vjeç, që u nxorr pas një operacioni me grupe kërkim-shpëtimi për disa orë dhe transportu­a me ndihmën e helikopter­it të KFOR-it në spital për mjekim. Por në një njoftim të Ambasadës Amerikane zbulohet një detaj i ri, se nuk ka qenë efektivi i vetëm i cili ra mbeti i plagosur gjatë operacioni­t. Dëmtime mori edhe një polic tjetër, i cili gjatë tentativës për t’i ardhur në ndihmë kolegut të tij, ka mbetur i lënduar edhe vetë. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga ambasada e SHBAsë, e cila teksa pasqyron ndihmën e dhënë nga helikopter­i i KFOR, sqaron se drejt spitalit të Traumës janë shoqëruar 2 policë shqiptarë dhe jo vetëm Rrok Frroku. “Pas një kërkese për ndihmë nga autoritete­t shqiptare për evakuimin mjekësor të dy policëve shqiptarë, të cilët pësuan një aksident të rëndë në një rajon malor në veri të Shqipërisë, Misioni i KFORit i udhëhequr nga NATO dërgoi në vendin e aksidentit një helikopter nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it. Ekuipazhi mjekësor i evakuimit, me ndihmën performanc­ës së lartë të helikopter­it Black Haëk në shpëtimin me ngritje, nxori në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë dhe më pas u dha ndihmë mjekësore. Pas stabilizim­it, personeli i plagosur është transportu­ar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore”, shkruan ambasada e SHBA-së. Për operacioni­n e kërkim-shpëtimit të policëve ka ndërhyrë në kohë edhe kryepolici Gledis Nano, që kontaktoi me autoritete­t në Kosovë për të siguruar mbështetje logjistike të specializu­ar për zona të rrezikshme dhe të thella. Pas 12 orë përpjekjes­h, 54-vjeçari u nxor nga humnera, deri në një pikë ku mund të ulej helikopter­i apo të bëhej tërheqja e tij me litarë, teksa zona ishte 6 orë në këmbë. Mësohet se Frroku është në gjendje më të rënduar pasi ka 3 brinjë dhe njërën këmbë të thyer, teksa efektivi tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet, ka thyer kaviljen.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania