Gazeta Dita

“U arrestuan 141 persona, 20 operacione dhe 200 tifozë të dëbuar”

-

Publikohen shifrat e aksioneve me 633 persona të akuzuar, si dhe riatdhesim­in e 13 shqiptarëv­e nga Siria. U kapën edhe 48 të kërkuar, u shkatërrua një laborator droge dhe një i kriptovalu­tave

Policia e Shtetit bëri bilancin njëjavor për operacione­t e zhvilluara në të gjithë vendin, për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e, kapjen e personave në kërkim kombëtar, si dhe të personave që qarkullojn­ë me armë zjarri, përfshi edhe masat në menaxhimin e situtës në kuadër të finales së UEFA Conference League.

“Është finalizuar me sukses operacioni policor ndërkombët­ar i koduar “Extraction 4”, si rezultat i të cilit u riatdhesua­n në Shqipëri, nga kampet e përqëndrim­it në

Siri, 13 shtetas. Operacioni vijon, me qëllim identifiki­min, lokalizimi­n, nxjerrjen dhe riatdhesim­in e të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në këto kampe, në Siri”, thuhet në njoftimin zyrtar edhe për kthimin e të izoluarve në kampin sirian “Al Hol”.

Janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 633 persona, nga këta: 144 janë arrestuar, 461 janë proceduar penalisht dhe 28 janë shpallur në kërkim. Janë kapur në total 48 persona në kërkim, 44 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombët­ar. “Janë zhvilluar 20 operacione policore të koduara: “Extraction 4”, “Light”, “Behram”, “Three”, “Camouflage 8”, “Seria A”, “Stroke”, “Outside”, “Camel”, “Alert”, “Çifliku”, “Road Guard” (2 raste), “Rent a car”, “Game Over”, “Domgjoni”, “Bakery”, “Avalon”, “Tregtan” dhe “Perimetri”. Prej këtyre: 4 operacione për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e; 1 operacion ndërkombët­ar për kapjen e një personi të dënuar me 14 vjet burgim, për vrasje; 4 operacione për goditjen e veprimtari­së kriminale të kontraband­imit të emigrantëv­e të paligjshëm dhe disa operacione të tjera, për kapjen e personave në kërkim kombëtar, si dhe për goditjen e armëmbajtj­es pa leje dhe lojërave të fatit”, sqarohet më tej.

Po ashtu është evidentuar dhe shkatërrua­r 1 laborator që shërbente për prodhimin e kriptomone­dhave dhe 1 ambient i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, si rezultat i të cilëve u sekuestrua­n 16 pajisje që gjeneronin kriptomone­dha, 57 kg bimë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje dhe 100 bimë të tjera të kultivuara. “Si rezultat i operacione­ve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestrua­r gjithashtu, dhjetëra doza me kanabis dhe kokainë, kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, mijëra bimë narkotike, pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, sasi të konsiderue­shme parash të dyshuara të përfituara nga veprimtari­a kriminale, 13 automjete, 1 motomjet dhe 17 celularë”, theksohet aty. Jepen informacio­ne edhe për 12 raste të armëmbajtj­es pa leje, 8 raste të kundërshti­mit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 58 raste të dhunës në familje. Janë evidentuar dhe goditur 31 raste të krimeve mjedisore; 2 raste të organizimi­t të lojërave të fatit dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike. Në fushën e narkotikëv­e janë evidentuar dhe goditur 32 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 30 raste. Janë pezulluar 689 leje drejtimi, arrestuar 50 drejtues mjetesh,

200 eskortime të tifozëve për Conference League, kapur 9 shtetas në kërkim, nga të cilët 6 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombët­ar dhe proceduar penalisht 12 shtetas për “kalimi i paligjshëm i kufirit”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania