Gazeta Dita

Vdekja e punëtorit, gruaja: Kompania fshehu ngjarjen, punonte në të zezë, i mbajtën telefonin!

-

Pas vendimit të Gjykatës së Kurbinit, që liroi inxhinieri­n e kompanisë “Eral Constructi­on”, reagojnë familjarët e Maksim Debrovës. Ergeta, bashkëshor­tja, shprehet se kanë një fëmijë të sapolindur dhe i shoqi duhej të punonte për 2 mijë lekë dita për mbijetesë. Nuk dëgjonte dhe as fliste. Para aksidentit foli me të motrën në telefon, por celulari figuron i zhdukur sipas saj. Inxhinieri tha se viktima s’ishte i regjistrua­r i punësuar, shkonte nga Elbasani në Laç. E njëjta kompani u akuzua se sulmoi dhe aktivistin Auron Tare në Bënçë vitin e kaluar

Familja e punëtorit me aftësi të kufizuara hedh akuza ndaj kompanisë së ndërtimit të pallateve në Laç, projekt i rindërtimi­t për shkak të tërmetit. Gjykata e Kurbinit liroi të premten inxhinieri­n e kompanisë “Eral Constructi­on”, ku vdiq Maksim Debrova, me argumentin se ai nuk kishte asnjë lidhje sepse 34-vjeçari nuk punonte aty, por të afërmit shprehen se ky vendim i vrau për së dyti. Në familjen Debrova në Elbasan, gruaja dhe nëna e të riut që ndërroi jetë në 25 maj, tregojnë një tjetër version të historisë teksa akuzojnë kompaninë, që ishte kontraktua­r për pallatet e rindërtimi­t në Milot, se po tenton që të fshehë të vërtetën.

Gruaja Ergeta ka rrëfyer për “Report Tv” se bashkëshor­ti i saj ishte invalid, që nuk fliste dhe dëgjonte dhe punonte në ndërtim në të zezë te kompania në fjalë. Dyshimet se ngjarja po fshihet shtohen edhe më shumë prej faktit se kompania i ka kthyer pas sendet personale të viktimës, por jo celularin. Ajo shprehet se pak para se të ndodhte aksidenti, 34-vjeçari i kishte dërguar një video të motrës me të cilën kishte një lidhje të ngushtë, ku i tregonte se ishte në punë. Për motrën, Ergeta thotë se nuk e di nëse e ka video, por është e bindur që ka qenë të celulari i bashkëshor­tit, madje jo vetëm kaq, por edhe bisedat që ka bërë me përgjegjës­in e kompanisë, i cili vinte e merrte dhe e sillte në shtëpi sa herë që e kishin punë.

“Më thonë që nuk ka qenë në punë, por ai ka qenë, ikte në orën 06:00 të mëngjesit, vinte në 6 të darkës, e merrnin me makinë dhe e sillnin me makinë. Unë dua drejtësi, dua diçka, fëmijën e kam gjysmë njeriu, është 10-vjeç me pampers. Dua diçka që të ushqejë këto fëmijë, kompania të përgjigjet, unë kam 3 fëmijë, burri ishte invalid, nuk ikte vetë, nuk vinte vetë, ai nuk fliste dhe nuk dëgjonte, për shembull nuk i kuptonte, “ik këtu, ik atje”, shkonte ku ta merrnin. E merrte ai person në telefon i thoshte “nesër ke punë, këtë javë nuk kemi”, paguhej 20 mijë lekë se nuk na dilnin me 100 mijë lekë që merr fëmija. Dua drejtësi, të dal e vërteta, të mos e mohojnë që nuk ka qenë më punë. Në vendin ku ndodhi ngjarja ka qenë motra, portofolin e sollën sot në mëngjes, pyeta ku e ka celularin, thanë “celularin nuk e dimë”, si ka mundësi që nuk gjendej, ku e ka telefonin?”, pyet bashkëshor­tja. Më tej shpjegin: “Ai punonte në të zezë, ka qenë në punë, personi që ikte e merrte në telefon. Ai tha “nuk ka qenë në kat të pestë”, më tha se nuk e dinte ku e kishte telefonin. E fshehin se ka fakte që ka qenë në punë, po punonte për bukën e gojës”. Ajo së bashku me nënën e 34-vjeçarit, Bukurien, kërkojnë drejtësi, të mësojnë të vërtetën se si ka ndodhur ngjarja dhe që kompania të mbajë përgjegjës­i, për 3 fëmijët që la pas Debrova, një prej të cilave është e sëmurë.

Gjykata liroi inxhinieri­n Mondi Turhani, cili tha se i ndjeri nuk kishte asnjë lidhje me kompaninë. Avokati Edmond Buna pretendoi se 34-vjeçari nga Elbasani nuk është punonjës i regjistrua­r pranë kompanisë, prandaj nga sa mësohet familjarët do të shkojnë nesër pranë prokuroris­ë së Kurbinit, për të kërkuar drejtësi për familjarin e tyre. Në qershorin e vitit të kaluar kompania e ndërtimit “ERAL CONSTRUCTI­ON” po ndërtonte rrugën e re LekdushkBë­nçë, teksa hapi një gurore pa pasur leje mjedisore. Banorët e zonës u ngritën në protestë, ndërsa u kërkua edhe ndërhyrja e kryebashki­akut. Zëri i banorëve gjeti edhe mbështetje­n e përfaqësue­sve të mjedisit, por përplasjes nuk i shpëtoi as aktivisti Auron Tare, i cili u dhunua teksa kishte dalë krah protestues­ve të Bënçës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania