Gazeta Dita

Furtunë me breshër dhe shi në gjithë vendin, thyhen pemë dhe shkatërroh­en të mbjella në disa qarqe

-

Moti i keq i befasishëm përfshiu zonën qendrore, veri-perëndimor­e dhe jug-lindore të vendit, me furtunë, breshër dhe reshje të dendura shiu, ku nuk shpëtoi as kryeqyteti. Për më shumë se një orë, rrugët u përmbytën, teksa ka pasur rrëzim pemësh dhe shkatërrim të mbjellash. Në qytetin e Elbasanit, si pasojë e rrebeshit të shiut është thyer një pemë dhe ajo ka bllokuar rrugën pranë “Urës së Zaranikës”. Ndërkohë, në Maliq është raportuar për breshër, kur ka dëmtuar të mbjellat e fermerëve, kryesisht në fshatrat Pendavinj dhe Tërovë. Kurse në Librazhd, një makinë si pasojë e rrugës së rrëshqitsh­me, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur. Edhe qarku i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura shiu, të cilat kanë krijuar probleme në disa zona. Në qytet, uji ka vërshuar nëpër rrugë dhe lagje, madje duke prekur dhe disa biznese. Situata me problemati­ke është krijuar ne bulevardin “Gjergj Fishta”, në rrugën pranë shkollave dhe bllokun e banimit “11 janari”. Niveli i ujit ka arritur në disa cm, duke vështirësu­ar lëvizjen e qytetarëve dhe automjetev­e.

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme dhe në Kurbin, për rrjedhoje vërshimi i ujit ka bllokuar lëvizjen e automjetev­e në Fushë-Mamurras. Një pjesë e automjetev­e detyrohen të kthehen për të ndjekur rrugë alternativ­e, nga bllokimi i nënkalimit ne aksin e autostradë­s Milot-Thumanë.

Edhe në aksin nacional Korcë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec, era e fortë ka rrëzuar një pemë duke bllokuar kështu një anë të aksit. Sipas informacio­neve, mësohet se dëmet që rreshjet e breshërit i kanë shkaktuar bujqësisë, në zonën e Maliqit, llogaritet 3 dynymë qepë dhe disa parcela gruri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania