Gazeta Dita

MSH: Dje u zbuluan 20 raste të reja infektimi me koronaviru­s

-

Ndërsa vijon t’u kërkojë qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar ditën e djeshme 20 raste të reja infektimi me koronaviru­s në të gjithë vendin, teksa për të disatën ditë me radhë nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Lidhur me situatën në 24 orët e fundit, bëjmë me dije se në të gjithë vendin janë kryer 405 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s, 20 qytetarë, në këto bashki: 8 në Tiranë, 3 në Rroskovec, Sarandë, Tepelenë, 1 në Shijak, Patos, Selenicë. Janë 313 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid-3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2, ndërkohë që janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,291 që nga fillimi i epidemisë”, raporton Ministria e Shëndetësi­së.

Sipas autoritete­ve të shëndetit, vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Kështu, çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetëso­re. Po ashtu edhe të gjithë qytetarëve të vaksinuar me dy doza, u bëhet thirrje të drejtohen në qendrat shëndetëso­re ose pikat e vaksinimit të përqëndrua­r, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcues­e. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës antiCovid, sipas rekomandim­it të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania