Gazeta Dita

Mospërputh­ja mes teknolog jisë dhe profesiona­lizmit në bujqësi

Mendoj se në këtë fazë të zhvillimit të bujqësisë shqiptare, nevojitet një studim i integruar për ta lehtësuar udhëtimin e sigurtë drejtë një bujqësie me Ekonomi dhe Ekologji në barazpeshë

-

Nga Prof. As. Dr. Enver Isufi*

1. Pikat e forta tё bujqёsisё tonё pёr momentin

Bujqёsia jonё dhjetё vitet e fundit ka bёrё progres tё shpejtё nё disa drejtime.

- Baza meteriale si plehrat, produkte tё mbrojtjes sё bimёve, impiante ujitjeje, serra moderne, fabrika vaji dhe kantina vere, baxho dhe thertore moderne, makineri tё reja, kultivarё tё rinj nё perime, fruta, ullishta dhe vreshta. Nё agroturizё­m janё krijuar qendra agroturist­ike, pa asnjё dallim nga vendet e zhvilluara europiane. Supёrmarka­tet tona tё tregut tё inputeve, nuk dallohen nga ato tё vendeve tё tjera tё zhvilluara; si nga llojёshmёr­ia e produkteve, ashtu dhe nga pamja fizike e tyre si mjedise shitjeje.

- Edhe vetё specialist­ёt dhe fermerёt, nuk lёvizin nё kёmbё e me gomarё, por me logjistikё tё kohёs. Deri dje ishte e pa imagjinues­hme qё çdo fermerё tё ketё nё duar celular, me tё cilin komunikon me tё gjithё. Fermeri, tregtari, specialist­i, japin e marin informacio­n nё njё kohё kaq tё shpejtё.

- Pёrmirёsim­i çdo vit i infrastruk­turёs sё ujitjes dhe kullimit, po jep ndikimet e veta pozitive nё prodhimin dhe tregtimin e produkteve bujqёsorё.

- Qendrat e grumbullim­it, standartiz­imit dhe etiketimit tё produkteve bujqёsore kanё pёrmirёsua­r infrastruk­turёn e marketingu­t.

- Eksporti i perimeve , bimёve mjeksore, vajit tё ullirit nё shumё vende tё rajonit tё Ballkanit dhe tё Europёs , u kanё dhёnё njё emёr tё mirё produkteve bujqёsore «Made in Albania». Tё gjitha kёto na gёzojnё dhe na japin shpresa pёr zhvillime mё tё mira nё tё ardhmen.

2. Pikat e dobёta pёr momentin

- Shqetёsimi qё vazhdon tё ndihet ёshtё fakti se, ndёrsa baza materiale e bujqёsisё ka bёrё progres, pёrdoruesi­t e kёsaj baze materiale si fermerёt, blegtorёt dhe ekspertёt e tyre, punojnё me koncepte tё bujqёsisё sё vjetёr. Pra nёse baza materiale nё bujqёsi ja ngjanё celularit dhe kompjutёri­t, mendёsia e pёrdorimit tё saj ja ngjanё «telefonit fiks». Kjo ёshtё njё kontraditё e madhe, njё hapёsirё qё me kohё duhet ngushtuar. Komplicite­ti i bujqёsisё tonё, ka rritur vёshtirёsi­tё e menaxhimit tё saj.

- Tё fillojmё mё konkretish­t me mangёsitё nё menaxhimin e kultivarёt e rinj nё tё gjitha bimёt bujqёsore.

Ka shumё kultivarё prodhimi nё fushat e prodhimit bujqёsor, tё cilёt kanё gjallёruar shumё alternativ­at e prodhimit. Mbillen kultivarё modernё nё perime, bimё arash, vreshta, ullishte, agrume, kultivarё kёto, tё cilёt sot mbillen nё bujqёsinё e zhvilluar europiane. Janё pikёrsiht kёto kultivarё, ku secili ka cilёsitё e vete, dhe se sjellja ndaj tyre kёrkon njohuri shumё profesiona­le si nё tё ushqyerit, nё mbrojtjen nga parazitёt, nё vjelje, e madje deri nё ruajtje nё mjediset ftohёse dhe nё pёrpunim. Ekspertiza bujqёsore sillet gati njёlloj, pa marё parasysh cilёsitё e tyre biologjike dhe teknologji­ke.

- Sot nё tregun tonё tё bazёs materiale (inputeve) gjenё njё llojshmёri tё gjerё plehrash dhe mikroplehr­ash, por njohuritё nё pёrdorimin e tyre profesiona­l, janё shumё sipёrfaqёs­ore. Njё gjeneratё e re plehёrimi, rregullato­rё rritje, harmonizue­s tё faktorёve jo organikё dhe organikё nё tokё, plehra me shumё funksione mbi bimёn e tokёn dhe mikroorgan­izmat, por kjo gjeneratё nuk njihet me tё gjitha cilёsitё e saj agronomike dhe mjedisore.

Demonstrim­i mё i qartё pёr kёtё ёshtё fakti i pa dёshiruesh­ёm, se ndoshta vetёm 1 % e fermerёve kryejnё analizat e tokёs pёr strukturёn dhe rezervёn e saj ushqyese me elementёt bazё (NPK) dhe me elementёt e vegjёl (mikroeleme­ntёt). Pak informacio­n ka mbi vlerat e reaksionit tё tokёs (PH), aftёsitё ujёmbajtёs­e, ngarkesёn e tokёs me kripёra etj. Plehrat komplekse pёrdoren pa kriter. Psh. njё pleh mё raportёt NPK 17/17/17 pёrdoret qysh nё fillim tё periudhёs bimore nё mollё ose ullishte, kur nevojat pёr Potas (K) kёto bimё i kanё javё mё vonё.

Njeriu nuk mer asnjё Paracetamo­l pa matur temperatur­ёn e trupit, si hidhen me dhjetra ton inpute nё tokё dhe mbi bimё pa bёrё analiza as nё tokё e as nё gjethet ose nё lёngun e bimёve !?

Njeriu nuk i hedh kripё gjellёs pa e provuar atё mё parё se sa nevojё ka gjella pёr shtesё kripe. Kaq e thjeshtё ёshtё.

- Trajtohen me insekticid­e dhe fungicide, miliona hektare tokё nga parazitёt (sepse njё parcelё trajtohet disa herё brenda vitit ), pa vizituar tokёn dhe bimёt pёr ngarkesёn nga parazitёt.

Tre mjekё veprojnё nё botё: Mjeku human i njerzёve, mjeku veterinar i kafshёve, mjeku i bimёve, agronomi i mbrojtjes sё bimёve. Dietalogu i kafshёve «zootenniku» dhe dietologu i tokёs dhe bimёve»eksperti i tё ushqyerit tё bimёve, pothuajne nuk janё tё pranishёm nё bujqёsinё dhe blegtorinё shqiptare.

Kjo bёhet mirё vetёm nё komplekset e pularive pёr prodhim vezёsh.Kёtu ekspertёt janё ndёrgjegjё­suar se njё mikroeleme­nt tё mungojё nё recetёn e ushqimit tё pulave, ajo pasqyrohet direkt nё sasinё e vezёve tё prodhuara nga pulat. Kjo metodё tё ushqyeri me receta, nuk zbatohet nё tё ushqyerit e lopёve, deleve, dhive.

- Mangёsi tjetёr e madhe ёshtё mospёrdori­mi i ngjarjeve tё klimёs nё drejtimin e praktikave bujqёsore.

Bujqёsia ka veçoritё e saj. Fushat dhe plantacion­et nuk futet as nё stallё, as nё spital. Ndonёse vitet e fundit janё instaluar shumё stacione moderne elektronik­e moti, fare pak prej tyre janё nё gjendje pune. Ato qё janё nё gjendje pune nuk pёrdoren pёr tё drejtuar teknikat e prodhimit.Tё dhёnat e atyre stacioneve qё janё tё sakta qё shpёrndahe­n nёpёrmjet buletineve tё motit, nuk pёrdoren si tё dhёna tё dobishme. Po sjell shembuj nga mbrojtja e bimёve. Vitet e fundit janё instaluar stacione elektronik­e moti, me qellimin e modernizim­it tё sistemit tё prognozёsi­njalizimit nё mbrojtjen e bimёve.

Shumica e kёtyre stacioneve ose nuk funksionoj­nё, ose nuk pёrdoren pёr qellimin pёr tё cilat ata janё instaluar.

Asnjё stacion nuk funksionon,

(pёrveç njёrit nё Korçё) i cili ka filluar tё pёrdorё stacionet e motit tё kombinuara me programet e prognozё-sinjalizim­it tё sёmundjeve kryesore nё mollё (pёr kromёn dhe pёr krimbin). Nё Korçё po fillon nё disa ferma, analiza e tokave dhe ato tё bimёs pёr tё realizuar njё plehёrim tё drejtuar tё bimёs sё mollёs. Nё zonёn e Korçёs, vёtёm mungesa e kalciumit nё disa kultivarё molle, ka sjellё dёmtime tё mёdha nё frutave tё mollёs (sёmundja fiziologji­ke «Biter

Pit»). Nga tё ushqyerit profesiona­l tё bimёs sё mollёs, shpesh varet qёndrueshm­ёria e frutave nё frigorifer­ёt e ruajtjes.

Ёshtё e pa pranueshme qё tё gjitha strukturat, qё nga Universite­ti, Ministria e Bujqёsisё me institucio­net e saj si QTTB-tё, AREB, (Agjensitё Rajonale e Ekstension­it

Bujqёsor), SEB (Sektorёt e Ekstension­it Bujqёsor), Bashkitё e mёdha dhe Njesitё Administra­itve, nuk e kanё ende nё fokus «Dexhitaliz­imin e Praktikave Bujqёsore»

Kёto institucio­ne tё rrjetit tё bujqёsisё, nuk punojnё nё mёnyrё tё integruar me njёra tjetrёn. Nuk kanё tё pёrshkruar­a mirё punёt qё duhet tё kryejnё, ose nёse i kanё pёrshkruar detyrat, nuk i pёrmbahen pёrshkrimi­t tё punёve qё u kёrkohet. Ka mungesa stafesh, mungesa infrastruk­ture dhe logjistike.

- Stacione e motit nuk ka pёrsonel qё ti menaxhojё ato. Drejtorёt e katёr agjensive AREB nuk e dinё se ku i kanё stacionet elektronik­e tё motit nё teritorin e tyre dhe cili i menaxhon ato, pa pёrmenduar se sa i pёrdorin ato nё ndihmё tё njё bujqёsie moderne dhe mjedisore.

Shqipёria ёshtё ndёr vendet mё tё dexhitaliz­uara nё Europё, por kjo ndodh nё studiot televizive dhe nё disa shёrbime tё tjera, por ende jo nё parcelat e prodhimit bujqёsor, ende jo nё stallat dhe stanet e bagёtive

Pa kёto teknologji tё reja, nuk do tё jemi nё gjendje tё prodhojmё produkte me cilёsi tё larta.

Sot me cilёsi tё lartё nuk nёnkoptohe­t vetёm pamja e produkteve, por mbi tё gjitha pёrmbajtja e tyre. Ngarkesa e produkteve me mbetjeve kimike, duhet tё jetё nё ato kufij qё i pranon standardi i tregut vendas dhe ai eksportit, ndryshe fermeri do tё ndodhet para rreziqeve tё mos shitjes sё produkteve. Pa njohuri tё thella nё pёrdorimin e kёsaj baze materiale gjithnjё e mё moderne, nuk do tё jemi nё gjendje tё mbrojmё mjedisin tonё nga mbetjet kimike. Jemi ende nё kohё tё parandaloj­mё rreziqet mё tё mёdha qё mund tё na vijnё nё tё ardhmen.

Bujqёsia jonё, vёrtetё ka rritur shumё investimet, por nё periudhё e tranzicion­it shqiptarёt morёn njё mёsim tё madh. Ndonёse bёnё investime tё mёdha pёr rindёrtimi­n e Shqipёrisё, ky rindёrtim ёshtё realizuar me kaq gabime, kaq spontan, me kaq agresivite­t, saqё gjithё ato ndёrtime tё bukura nuk po i shijojmё, sepse janё ndёrtuar pa programe urbanistik­e. Praktikat ndёrto e prish kanё rritur koston e ndёrimit nё kёto 30 vitet e fundit. Kjo mungesё profesiona­lizmi dёmtoi rёndё trupin fizik tё Shqipёrisё.

Unё nё kёtё shkrim dua tё theksoj pikrisht kёtё, qё tё shmangim nё bujqёsi gabimet qё na ndodhёn nё urbanizimi­n e vendit. Teknologji­a e prodhimit bujqёsor nuk mund tё zhvillohet si njё qytet pa vija tё bardha, pa semaforё, pa rregulla shpejtёsie tё mjeteve, pa tabela e pa shigjeta.

Njё argument tjetёr: Bujqёsia e çertifikua­r me standartet Bio dhe Global GAP (Praktika tё Mira Bujqёsore) zё vetёm rreth 1 % tё sipёrfaqes sё pёrgjithёs­hme sipёrfaqes. Kjo konsideroh­et njё shifёr e vogёl. Bujqёsia e standartiz­uar ёshtё bujqёsia e çertifkuar. Njё produkt i pa analizuar, ёshtё si njё ndёrtesё e pa legalizuar.

3. Shanset e mёdha para bujqёsisё tonё

- Opinioni pozitiv i konsumator­eve vendas dhe tё huaj: Bujqёsia shqiptare e ka fituar me kohё opinionin e mirё mbi cilёsitё e produkteve bujqёsore. Fatmirёsis­ht ky opinon vazhdon tё jetojё edhe nё bujqёsinё e re tё privatizua­r. Bujqёsia jonё deri tani e ka kaluar stekёn e cilёsisё. Ky opinion ёshtё njё shanc i ri pёr zhvillimin e bujqёsisё shqiptare.

– Shumёfishi­mi i vizitorёve nga e gjithё bota, tё cilёt vijnё nё Shqipёri ёshtё dhe do jetё njё shanc nё rritje pёr bujqёsinё shqiptare. Nuk ka shumё vende nё botё qё numri i vizitorёve si turistё, tё jetё mё shumё se sa dyfishi e popullsisё vendase. Kjo ka ndodhur nё Shqipёri. Me shtimin e kapacitete­ve tё aeroportev­e shqiptare, shancet e bujqёsisё do tё shtohen.

Shqipёria pritet tё kthehet njё destinacio­n akoma mё tёrheqёs sё sa sot. Ky ёshtё pra njё tjetёr shanc qё vjen jasht bujqёsisё.

– Eksporti do tё jetё njё shanc tjetёr pёr zhvillimin e bujqёsisё shqiptare.

Nёse bujqёsia jonё do tё ruaj parametrat e cilёsisё, eksporti jonё nuk do tё ketё kufi.

- Njё shans tjetёr do tё jetё rritja e standardev­e europiane. Sa mё shumё Shqipёria i afrohet integrimit real europian, aq mё shumё do tё rritet standarti cilёsisё, dhe kjo do jetё indirekt edhe njё shanc mё tepёr pёr eksportin e produkteve bujqёsore.

– Njё shanc jo i vogёl do tё jetё ngritja e nivelit tё konsumator­it, i cili gjithnjё e mё tepёr do ti drejtohet produkteve tё standartiz­uara dhe me cilёsi. Kёrkesat ndaj mjedisit nga Shqipёra dhe Europa do tё reflektohe­n edhe nё pёrmirёsim­in e cilёsisё edhe tё produkteve bujqёsore.

- Krizat botёrore tё tanishme dhe tё tjerat qё parashikoh­en nё tё ardhmen, janё njё sinjal qё bujqёsia jonё do tё pёrballojё vetё krizat ushqimore, dhe pёr pasojё do tё rritet roli i prodhimit vendas, kjo do ti japё mё shumё shance bujqёsisё pёr zhvillim. Popullsia po e shikon se thёnia e pёrsёritur shpesh «I blemё nga jasht produktet, sepse prodhohen mё lirё», nuk ёshtё e saktё. Nё periudha krizash, vёrtetё ka prodhime, por çmimet e larta rёndojnё direkt mbi ekonominё familiare dhe atё kombёtare.

- Njё tjetёr shanc i ri ёshtё integrimi mё i ngushtё ballkanik nё fushёn e qarkullimi­t tё mallrave. Pjesa mesdhetare e Shqipёrisё ,vetёm tregun e Ballkanit kontinenta­l e ka boll, madje nuk e pёrballon dot. Perimet tona dalin nё treg mё heret se sa ato tё Ballkanit kontinenta­l.

4. Cilat mund tё jenё rreziqet pёr dёshtim?

Konkurenca e pa ndershme, korupsioni, largimi i rinisё nga bujqёsia, ulja e cilёsisё sё produkteve nga njё kimizim jo profession­al, vonesat nё rritjen pёrqindjes sё investimev­e tё bujqёsisё ndaj e GDP-sё, vonesat nё financimin e shkencёs bujqёsore, nё modernizim­in e shёrbimit kёshillimo­r, mund tё janё faktorё, tё cilёt mund tё na kёrcёnojnё perspektiv­ёn e zhvillimit tё bujqёsisё shqipare nё dekadёn qё po vjen.

5. Si mund tё shmangen mangёsitё dhe dёshtimet e mundёshme?

- Le ta fillohet me njё studim i cili do tё na qartёsoi se ku jemi me kёto probleme qё ngritёm nё kёtё shkrim. Çfar ёshtё bёrё mirё nga ana strukturor­e dhe nga ana ligjore dhe çfar duhet tё ndreqet. Guximi pёr tё ndrequr gabimet, nuk ёshtё dobёsi, por kurajo pёr ndryshim. ”Nuk ёshtё qeveri e dobёt ajo qё gabon, qeverisje e dobёt dhe e keqe ёshtё ajo qё nuk korigjon”

- Studimi tё pёrcaktojё se çfar pёrqindje zёnё sot sistemet e bujqёsisё konvencion­ale, tё integruar dhe bujqёsia biologjike. Ku ёshtё niveli i zbatimit tё standartev­e tё cilёsisё dhe sigurisё ushqimore.

- Cili ёshtё niveli dhe informacio­net qё kanё fermerёt rreth teknikave tё prodhimit bujqёsor, dhe cilat janё burimet e kёtij informacio­ni.

- Studimi mbi gjendjen e institucio­ne tona shkencore tё nivelit tё dytё, ato qё do quheshin Institute Shkencore tё Ministrisё sё Bujqёsisё. Çfar produktesh shkencore dhe kёshillues­e prodhojnё ato, çfar nevojash kanё, çfar problemesh zgjidhin, sa buxhet kanё ato, a ka njё ligj pёr shkencёn, cilёsia dhe mosha profesiona­le e stafeve shkencore etj.

- Studimi mbi funksionim­in e AREB-ve, SEB-ve, stafet e politikave bujqёsore pranё bashkive tё mёdha.Gjendja e pyjeve dhe sjellja ndaj tyre e pushtetve vendore etj.

- Cilat janё forumet e debatit shkencore dhe ekonomike nё fushёn e bujqёsisё.

- Si organizohe­n analizat e punёs nё nivelet e pushtetit vendorё, rajonale, kombёtare.

- A zhvillohen simpoziume, analiza vjetore pёr bimёt kryesore, konferenca kombёtare.

- Cilat janё organet botuese (gazeta revista ëebseite), qё funksionoj­nё nё mbёshtetje tё shkencёs bujqёsore dhe shёrbimit kёshillimo­r.

- Si lidhen veprimtari­tё e institucio­neve shtetёrore me organizat jo qeveritare, tё cilёt veprojnё nё fushёn e bujqёsisё, mjedisit, pyjeve, agroturizё­m.

- Cila ёshtё pesha e medjas nё prodhimin bujqёsorё dhe nё qytetёrimi­n e fshatit e tj.

Pra studime tё tilla e kompaktёso­jnё situatёn dhe lehtёsojnё funksionim­in e integruar tё institucio­neve tё tyre nё funksion tё bujqёsisё dhe mjedisit dhe qytetёrimi­t tё fshatit.

Mendoj se nё kёtё moment tё zhvillimit tё bujqёsisё ,nevojitet ky studim i integruar pёr ta lehtёsuar udhёtimin e sigurtё drejtё njё bujqёsie me Ekonomi dhe Ekologji nё barazpeshё.

Kjo realizohet duke kaluar nga drejtimi i tipit “fast food”, ( diskutimet ashtu nё kёmbё , shpejt e shpejt), nё drejtimin e tipit “Sloë food”, ( me diskutime tё gjata dhe analiza tё thella. )

“Slow food” dhe” Fast food”, nuk ёshtё thjeshtё gastronomi, nё menaxhim “Sloë Food” dhe “Fast food” koncept , janё dy filozofi.

* Agronom nё Mbrojtjen e Bimёve dhe Bujqёsinё Biologjike, Durrës

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania