Gazeta Dita

Kush u kritukua dhe kush u vlerësua në triumfin e 14-të të Madridit në Ligën e Kampionëve

-

Ylli i "The Reds" është konsiderua­r fajtori për humbjen e Liverpool në finalen e së shtunës mbrëma.

Sulmuesi i Liverpool, Mohamed Salah, është fajësuar nga tifozët pas humbjes së dhimbshme ndaj Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve.Sulmuesi 29-vjeçar është sulmuar masivisht në mediat sociale pasi tifozët e Liverpool besojnë se ai mund ta kishte dërguar lojën në kohë shtesë nëse do të ishte "më pak egoist".

Finalja e Kupës Europiane pati pjesën e saj të drejtë të dramës që nga fillimi deri në fund.

Ndeshja, koha e fillimit të së cilës u vonua për shkak të çështjeve të sigurisë, kishte lojtar si të kritikuar ashtu dhe të vlerësuar. Reali kishte më të mirin e lojës, Thibaut Courtois që prodhoi një nga paraqitjet më të mira të historisë në Champions League për t'i mohuar klubit të Premier League një natë triumfuese.

Pasi goli i Karim Benzema u anullua në mënyrë kontrovers­e për pozicion jashtë loje, Real Madrid pati momente të mira në pjesën e dytë me Vinicius Jr në minutën e 59-të. Rezultati u mbajt i paprekur me Courtois që prodhoi një seri pritjesh që përcaktuan lojën.

Në 15 minutat e mbetura nga koha e rregullore­s, superylli i madh belg u shfaq edhe një herë për Los Blancos, duke e ndaluar Salah nga një goditje afër penalltisë.

Sipas disa tifozëve në rrjetet sociale, egjiptiani bëri vendimin e gabuar duke gjuajtur në portë, pasi një rrugë më e lehtë do të ishte t'i pasonte topin Sadio Mane, i cili mund të ishte futur në zonën e penalltisë së Madridit nga krahu i majtë.

- Gjashtë gjuajtjet e Mohamed Salah në portë janë rekord më i madh (që nga 200304) në një finale të vetme të UCL. Asnjë gol.

Ndërkohë, rezultati i së Shtunës i dha Real Madridit titullin e 14-të të Kupës Evropiane, duke zgjeruar rekordin e tyre si klubi më i dekoruar në historinë e kompeticio­nit.

Relativish­t, Carlo Ancelotti u bë trajneri që ka fituar më shumë herë Ligën e Kampionëve UEFA: katër (për AC Milan në 2002/03 dhe 2006/07, për Real Madrid në 2013/14 dhe në 2021/22).

Më poshtë është se si reaguan disa tifozë ndaj shansit të madh të Salah në pjesën e fundit të finales së së shtunës:

1) " Shpresoj që nga sonte askush nuk do të dëshirojë që ekipi i tyre të ndeshet me Real Madridin në finalet e UCL. Salah ka thënë se e do Realin?"

2) " Nëse Mane largohet nga skuadra... do të jem i lumtur... Sepse tek ai rast Salah ishte një me një... duhet ta kishte dhënë atë pasim... Mane gjithmonë do të dojë të largohet për shkak të atij egoizmi të Salah.. na kushtoi."

3) Mo Salah duhet të përjashtoh­et nga klubi sepse ai është lojtar egoist, ai duhet t'ia pasonte atë top Manes dhe padyshim që Mane do ta shënonte golin që do të na jepte Championsi­n tonë të 7-të.

Kur një lojtar fiton, fiton për ekipin e për të gjithë, përveç Mo Salah, i cili nuk e kupton këtë gjë."

4) "E thashë këtë në ndeshjen e tyre të mëparshme, se ajo që do ta vrasë Liverpool-in në finale, është egoizmi ndaj Salah, pasi një pasim i vetem do t'i kishte bërë gjërat më të thjeshta."

 ?? ?? Nëntë pritjet e Thibaut Courtois janë më të regjistrua­rat (që nga viti 2003-2004) nga çdo portier në një finale të vetme të UCL.
I padepërtue­shëm.
Nëntë pritjet e Thibaut Courtois janë më të regjistrua­rat (që nga viti 2003-2004) nga çdo portier në një finale të vetme të UCL. I padepërtue­shëm.
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania