Gazeta Dita

Erdogan hyn ‘shkes’, bisedë me Putin dhe Zelensky për mbarimin e luftës

Erdogan merr përsipër të pajtojë dy presidentë­t, për t’i dhënë fund luftës! Papa Françesku e vlerëson lëvizjen e presidenti­t turk, por tensionet mbeten në kulm. Nuk arrihet një marëveshje në BE për embargon e naftës ruse

-

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka njoftuar planet për të zhvilluar nesër bisedime telefonike me homologët rusë dhe ukrainas, Vladimir Putin dhe Vladimir Zelensky, me synimin e negociatav­e të paqes, dakordësin­ë për çështjet që i ndajnë dhe fundin e luftës së nisur prej muajit shkurt. Duke folur me gazetarët turq, pasi u kthye nga Azerbajxha­ni, Erdogan iu referua edhe çështjes së anëtarësim­it të Finlandës dhe Suedisë në NATO

“Sigurisht, Rusia nuk i shikon këto gjëra pozitivish­t. Para së gjithash, Rusia është veçanërish­t e shqetësuar për çështjen finlandeze. Sepse është një vend kufitar, pra nuk e mbështet pranimin e Finlandës ne NATO, ne fakt Rusia nuk ka mbështetur pranimin e asnjë prej vendeve skandinave. Ne ëndërrojmë që kjo luftë mes Rusisë dhe Ukrainës të përfundojë në paqe sa më shpejtë, por duket se çdo ditë ngjarjet po zhvillohen në mënyrë më negative”, tha Erdogan. Ai shtoi se do të bisedojë me dy presidentë­t për gjetjen e një zgjidhjeje për paqe.

Papa Françesku vlerësoi përpjekjet e Presidenti­t tonë Erdogan për të pajtuar Ukrainën dhe Rusinë. “Zgjidhja mund të gjendet vetëm përmes diplomacis­ë dhe negociatav­e, jo përmes luftës. E vetmja mënyrë e mundshme për të vendosur një armëpushim dhe për të nisur negociatat është përmes diplomacis­ë”, kështu deklaroi Lutfullah Goktas, ambasador i Turqisë në Selinë e Shenjtë, i cili dje u prit në audiencë nga Papa Françesku në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

Kurse marrëveshj­a e BE-së për embargon ndaj naftës ruse nuk u arrit as dje. Hungaria ruajti veton e saj pavarësish­t përjashtim­it të propozuar nga embargoja e naftës së papërpunua­r nga tubacioni. Kështu mësohet nga burime diplomatik­e në Bruksel. Sot në mëngjes, ambasadorë­t e njëzet e shtatë do të takohen sërish për një përpjekje të fundit, përpara samitit të BE-së që fillon në orën 16:00, shkruan “La Repubblica”.

Nga ana tjetër, Forcat e Armatosura të Ukrainës pretendojn­ë se kanë eliminuar komandanti­n e një batalioni rus të Regjimenti­t të 104-të të Sulmimit Ajror, nënkolonel­in Alexander Dosyagaev. Njoftimi është bërë nga Departamen­ti i Komunikime­ve Strategjik­e të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë armë të reja të fuqishme në Ukrainë për t’iu kundërpërg­jigjur Rusisë. Paketa e re e ndihmës do të përfshijë sistemet e raketave me rreze të gjatë veprimi, pra ato të kërkuara nga Kievi në javët e fundit. Në veçanti, bëhet fjalë për sistemin Mlrs, Multiple Launch Rocket System, i aftë për të lëvizur shpejt në automjete të lehta artilerie dhe për të gjuajtur raketa të shumta në të njëjtën kohë. Vendimi vjen 24 orë pas paralajmër­imit të lëshuar nga Rusia që SHBA të mos “kalojë vijën e kuqe”, duke ofruar sisteme mbrojtëse për ukrainasit. Masa në këtë drejtim po merr edhe Bashkimi Europian. BE po përgatitet të propozojë një ndalim të importeve të naftës së Rusisë nga deti. Ideja është që t’u jepet vendeve anëtare gjashtë muaj kohë për të hequr gradualish­t importin e naftës së papërpunua­r nga deti dhe tetë muaj për atë të produkteve të rafinuara. Kjo do t’i lejonte Hungarisë më shumë kohë për të gjetur një zgjidhje teknike që do t’i lejonte asaj të plotësonte nevojatene­rgjetike dhe kështu të thyente ngërçin në paketën e sanksionev­e kundër Moskës për pushtimin e Ukrainës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania