Gazeta Dita

Zelensky: Shpalleni Rusinë shtet terrorist!

-

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi botës “të njohë zyrtarisht Rusinë si një shtet terrorist dhe si sponsor të terrorizmi­t”. Zelensky ka njoftuar se në fjalimin e tij në Këshillin Europian do të flasë për “terrorin” që është bërë në fakt forma e vetme e veprimit të shtetit rus ndaj Europës”. “Kjo pasqyron realitetin e përditshëm që pushtuesit kanë krijuar në Ukrainë dhe mezi presin ta sjellin në Europë. Dhe kjo duhet të vërtetohet ligjërisht. Terror në tokën ukrainase. Terror në tregun e energjisë në Europë, jo vetëm në vendin tonë. Terror në tregun ushqimor, në shkallë globale. Dhe cili do të jetë terrori i radhës?”, pyeti presidenti ukrainas.

Këshilltar­i i Ministrit të Brendshëm ukrainas, Viktor Andrusiv, gjatë një interviste për “Canale 24”, deklaroi se gjatë luftës në Ukrainë, janë shkatërrua­r mbi 30% e tankeve të ushtrisë ruse. “Para luftës kundër Ukrainës, Rusia kishte rreth 3 mijë tanke moderne dhe mbi 30% e tyre u shkatërrua­n nga mbrojtësit tanë në tre muaj. Për gjashtë muaj kjo shifër vetëm do të rritet”, tha Andrusiv duke konfirmuar se Moska u detyrua të rifuste në shërbim tanket e vjetra T-62 të projektuar nga sovjetikët, që datojnë në vitet 1970”, tha Andrusiv.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është shprehur se bisedimet e javës së kaluar me delegacion­et finlandeze dhe suedeze nuk ishin në “nivelin e pritur” dhe Ankaraja nuk mund të miratojë kërkesat e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s. “Për sa kohë që Tajip Erdogan është kreu i Republikës së Turqisë, ne definitivi­sht nuk mund t’u themi

“po” vendeve që mbështesin hyrjen e terrorizmi­t në NATO”, tha presidenti. Pa mbështetje­n e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake.

Të dy vendet nordike mohojnë mbështetje­n e militantëv­e kurdë. Por ata i janë bashkuar vendeve të tjera të BE-së në vendosjen e një embargoje të armëve ndaj Turqisë pas operacione­ve të saj kundër grupeve kurde në Siri.

Erdogan nuk ndryshon qëndrim: Nuk e mbështesim anëtarësim­in e Suedisë dhe Finlandës në NATO

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania