Gazeta Dita

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidenti­t që dëshiron në raundin e katërt

-

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, ndonëse nuk u zhvillua proces votimi, pasi nuk kishte asnjë kandidatur­ë.

“Votimi i tretë konsideroh­et i ezauruar,” u shpreh kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ndërsa shtoi se Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet për të caktuar datën e votimit të katërt për zgjedhjen e presidenti­t të Republikës.

Mazhoranca dhe opozita nuk bënë tentativa serioze për bisedime që do të çonin drejt zgjedhjes së një presidenti konsensual në tre raundet e para, të cilët imponojnë zgjedhjen me shumicë të cilësuar votash.

Pas djegies së tre raundeve të para i hapet rruga mazhorancë­s që të zgjedhë presidenti­n që ajo dëshiron në raundin e katërt, ku kërkohet një shumicë e thjeshtë prej 71 votash. Taulant Balla, tha pas seancës se partia e tij do të bënte më në fund një propozim konkret për president në raundin e kartërt dhe se do të synohej që ai të merrte edhe votat e opozitës.

“Ne nuk do ta lëmë vendin pa president, por duke ndjekur procesin e duke dialoguar me secilin që do të bashkëpuno­jnë,” tha Balla, duke shtuar se synimi është që “presidenti të jetë një autoritet moral dhe të mos jetë i PS-së, por i gjithë shqiptarëv­e”. Balla akuzoi opozitën se nuk mori përgjegjës­inë e saj për të marrë pjesë në proces me propozime konkrete. Një pjesë e grupit parlamenta­r të Partisë Demokratik­e që u përfshi në bisedime nuk ishte e pranishme në seancën plenare të raundit të tretë.

Kryetari i grupit, Enkelejd Alibeaj e cilësoi raundin e tretë një shans të humbur për t’i dhënë shqiptarëv­e një institucio­n që do të kishte legjitimit­etin e palëve. Më herët ai i kishte ofruar mazhorancë­s një propozim për negociata politike për të finalizuar me një emër që të ishte mbi palët.

“Dokumenti ynë nuk ishte për të ecur me axhendë individual­e, por të përbashkët. Të ishte një proces në dritë të diellit, jo kulisave,” tha ai pas seancës.

Alibeaj bëri të ditur se grupimi që ai drejton nuk do të bojkotojë raundin e katërt. Sipas Kushtetutë­s kandidati për President i propozohet Kuvendit nga një grup prej jo më pak se 20 deputetësh.

Procesi i votimit është i fshehtë dhe në tre raundet e para president zgjidhet një kandidat që merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në rast se dështon zgjedhja e presidenti­t dhe në raundin e fundit, Kuvendi shpërndahe­t dhe mbahen zgjedhje të reja parlamenta­re.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania