Gazeta Dita

Emri i Mirakës te Dosjet, Balla: Hiqni firmën e katranit dhe e votojmë

-

Kreu i Grupit të PS , Taulant Balla nuk i ka ndalur akuzat ndaj kreut të PD, Sali Berisha.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla theksoi se Sali Berisha synon vetëm minimin e demokracis­ë.

Gjithashtu lidhur me debatin e krijuar për një prej kandidatur­ave për anëtar të Autoriteti­t për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, ai i bëri thirrje opozitës që të heqin firmën e Sali Berishës pasi në të kundërt nuk do të pranohet si propozim.

“Më në fund pas shumë vitesh në krye të këtij institucio­ni kemi të bëjmë me njerëz të aftë, edhe për detyrat që u lanë …Rritja e ankesave ka ardhur për shkak të besimit tek Komisioner­i dhe besoj që një prej detyrave që merr rëndësi është monitorimi i mbrojtjes nga diskrimini­mi në sektorin privat.

Shqiptarët janë njohur me një listë pagash në sektorin privat ku kemi parë një diferencë. Shikojini këto dhe detyrat që ne shtrojmë këtu nuk janë vetëm për tu lexuar por për tu referuar. Në këtë pikë nuk dua të hyj në replikë, por parafolësi që sapo kreu kushtrimin e radhës këtu nuk meriton të merret në konsiderat­ë, por meqë u përmend vendimmarr­ja i një komisionit ditën e premte , dua të them se ka marrë vendimin e duhur.

Me zotin Simon Miraka nuk kemi asgjë, por do të ishte fyerje për të që Kuvendi ta votonte kur pjesë e propozuesv­e është vetë katrani. Antiamerik­an, minim demokracie , këtë bën katrani.

Ne këtë qasje e kemi bërë të qartë, i bëj thirrje firmëtarëv­e të heqin emrin e katranit, kemi kohë dhe le ta risjellin. Dy gjera kishin bashkë sigurimi i shtetit dhe katrani, Anit-amerikan, minim demokracie.

Të mos e harrojmë kur PD ishte në pushtet nuk u ngrit një institucio­n që të hedhë dritë mbi dokumentet e sigurimit të shtetit. Edhe ai që bëri zhurmën e radhës këtu ka dritëhihje­t e tij”, tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania