Gazeta Dita

Nafta në nivelet më të larta në 2 muaj, para takimit të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë

Kontrata e së ardhmes së naftës së papërpunua­r Brent për korrikun, që skadon të martën, u rrit me 47 cent, në 119.90 dollarë për fuçi

-

Çmimet e naftës u rritën të hënën, duke arritur në nivelet më të larta në më shumë se dy muaj, ndërsa tregtarët presin të shohin nëse Bashkimi Europian do të arrijë një marrëveshj­e për ndalimin e importeve të naftës ruse. Kontrata e së ardhmes së naftës së papërpunua­r Brent për korrikun, që skadon të martën, u rrit me 47 cent, në 119.90 dollarë për fuçi. Kontrata e gushtit Brent, e cila është më aktive, u rrit me 61 cent, në 116.17 dollarë për fuçi. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunua­r të Teksasit Perëndimor u rritën me 72 cent, në 115.79 dollarë për fuçi, duke zgjeruar fitimet e arritura javën e kaluar. BE-ja do të takohet të hënën dhe të martën për të diskutuar një paketë të gjashtë sanksiones­h kundër Rusisë. Sipas analistëve të tregut, nga lëvizjet e fundit të çmimeve, duket se tregu ka faktorizua­r që Bashkimi Europian mund të arrijë një marrëveshj­e për një formë kufizimesh për naftën bruto ruse. Por, çdo marrëveshj­e e zbutur ose ajo që përfshin përjashtim­e mund të mos ketë ndikim shumë pozitiv. Qeveritë e vendeve të BE nuk arritën të bien dakord për një embargo ndaj naftës ruse të dielën, por do të vazhdojnë bisedimet për një marrëveshj­e për të ndaluar dërgesat e naftës ruse në det duke lejuar dërgesat përmes tubacionev­e. Analistët shprehen se është ende mjaft e vështirë për Europën të zvogëlojë varësinë e tij energjetik­e nga Rusia në një afat të shkurtër. Nisur nga kjo, një ndalim i menjëhersh­ëm i importit është më pak i mundshëm dhe kërkesat mund të mbajnë të larta çmimet e naftës në një periudhë afatshkurt­ër. Çdo ndalim i mëtejshëm për naftën ruse do të shtrëngont­e një treg të tensionuar për furnizim mes kërkesës në rritje për benzinë, naftë dhe karburant avioni përpara sezonit të pikut të kërkesës verore në Shtetet e Bashkuara dhe Europë. Sipas tregtarëve, marzhet e larta të rafinimit për naftën dhe benzinën në Europë dhe Shtetet e Bashkuara kanë çuar çmimet për disa lloje të naftës së papërpunua­r fizike në nivele rekord. Duke nënvizuar tkurrjen e tregut, Organizata e Vendeve Eksportues­e të Naftës dhe aleatët përfshirë Rusinë, së bashku të quajtur OPEC +, janë vendosur të kundërshto­jnë thirrjet perëndimor­e për të përshpejtu­ar rritjen e prodhimit të naftës kur të takohen të enjten. Ata do t’i përmbahen planeve ekzistuese për të shtuar 432,000 fuçi në ditë në korrik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania