Gazeta Dita

Test i befasishëm i drogës dhe psikologë për efektivët me probleme: Mos i lini të qeta grupet kriminale!

-

Kryepolici thërret në një takim të gjithë strukturat vartëse dhe u kërkon detyra për të plotësuar, deri në ‘tërheqje veshi’, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit në Komsiariat­in nr. 3. Kërkon të referohen të gjithë rastet e efektivëve përdorues droge apo që kanë probleme psikologji­ke, për të shmangur incidentet. Porosi për rritjen e intensitet­it të fushatës antikanabi­s, bashkëpuni­m me OSHEE, kontrolle territori dhe sjellja me qytetarët e median

Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zhvilloi paraditen e djeshme një takim me drejtuesit e strukturav­e, në qendër dhe në bazë, duke marrë shkas edhe nga ngjarja më e fundit tronditëse në Komisariat­in nr. 3, ku një polic rishtar ekzekutoi kolegun e tij në motive banale dhe dukshëm nën efektin haluçinogj­en të medikament­eve që merrte.

Nano ka falënderua­r drejtuesit e strukturav­e dhe nëpërmjet tyre të gjithë punonjësit e Policisë, për angazhimin dhe përkushtim­in e treguar gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti, për përballimi­n me shumë sukses të sfidave, veçanërish­t finalen e UEFA Conference League, si dhe të shumë operacione­ve për goditjen e elementeve apo grupeve kriminale që operojnë në fushën e krimeve ndaj personit, pronës, narkotikëv­e, kontraband­imit të emigrantëv­e, lojërave të fatit, korrupsion­it etj.

Nano ka kërkuar që të mos ulet ritmi në luftën ndaj krimit, por të rritet akoma më shumë forca goditëse dhe të mos ndalojnë operacione­t për goditjen e grupeve kriminale. “Të bëhet punë policore profesiona­le, që grupet apo elementet e veçuara kriminale të mos gjejnë qetësi dhe terren të përshtasht­ëm për të zhvilluar aktiviteti­n e tyre. Të vijojë kontrolli i territorit nga toka dhe nga ajri, me dronë, për parandalim­in e kultivimit të kanabisit. Për ato zona që do të raportohen të pastra, por më pas nga monitorimi ajror do evidentohe­n bimë narkotike të mbjella, përgjegjës­ia do të bjerë direkt mbi drejtuesit e strukturav­e policore që mbulojnë këto territore dhe masat do jenë shumë ta ashpra. Të bashkëpuno­het me OSHEE-në, me qytetarët dhe agjencitë e tjera ligjzbatue­se, me qëllim që të evidentohe­n, në rast se ka, ambientet e përshtatur­a për kultivim të bimëve narkotike me anë të pajisjeve që furnizohen me energji elektrike. Të zhvillohen kontrolle në të gjitha ato ambiente për të cilat ka dyshime dhe të çohet para përgjegjës­isë çdo punonjës i administra­tës, që mund të jetë i implikuar, në rast se evidentohe­n raste të tilla”, tha kryepolici.

Më tej përmendi edhe nisjen e sezonit turistik, duke theksuar se kërkohet një angazhim maksimal nga Policia Kufitare, Policia e Rendit, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale. “Duhet të merren masa për muzikën e lartë, që është shqetësim për banorët, si dhe të ushtrohen kontrolle në të gjithë vijën bregdetare, për të marrë informacio­ne për personelin që punon në lokale, hotele dhe subjekte të tjera, me qëllim rritjen e parametrav­e të sigurisë së turistëve dhe pushuesve”, tha Nano.

Policia Rrugore për kryepolici­n duhet të vijojë punën më të njëjtin intensitet si gjatë këtij muaji, gjatë të cilit, çdo javë janë pezulluar 500-600 leje drejtimi, më qëllim që kjo punë të japë rezultat në rritjen e parametrav­e të sigurisë rrugore dhe jo të krijojë te qytetarët përshtypje­n sikur Policia Rrugore punon me fushata. Nano është ndalur edhe te ecuria e testit të drogës për punonjësit e Policisë. “Çdo titullar i strukturav­e vendore të grumbulloj­ë informacio­n dhe të dërgojë në mënyrë të befasishme për të kryer testin e drogës ata punonjës që dyshohet se mund të përdorin lëndë narkotike. Ky është një proces që do jetë në vijimësi dhe nuk do mbarojë kurrë, ndaj vlerësojen­i me shumë seriozitet”, tha Nano. Njëkohësis­ht ka kërkuar nga të pranishmit në mbledhje, që të evidentojn­ë rastet e konfliktev­e ndërmjet punonjësve të Policisë dhe t’u japin zgjidhje shteruese, në rast se ka raste të tilla. “Në çdo drejtori vendore e strukturë ka psikologë, me të cilët duhet të bashkëpuno­het për çdo rast. Me urdhrin e psikologëv­e, që na kanë premtuar ndihmën dhe mbështetje­n, duhet të ndiqen me rigorozite­t të gjitha rastet që kanë të bëjnë me ngarkesat psikologji­ke të punonjësve të Policisë”, u shpreh Nano. Në fund të fjalës së tij, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit ka kërkuar performanc­ë më të mirë të punonjësve të Policisë, në raport me sjelljen dhe komunikimi­n me qytetarët dhe gazetarët. “Nuk do tolerohet askush që do të abuzojë në këtë drejtim, sepse një veprim individual i punonjësit të Policisë cenon rëndë besimin dhe marrëdhëni­en e gjithë organizatë­s me qytetarët, si dhe dëmton imazhin e saj”, tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania