Gazeta Dita

Bombola e gazit në familjen e varfër shkrumbon të gjithë katin e tretë të godinës në Institut, vetëm dëme materiale

-

Një zjarr i fuqishëm që erdhi si pasojë e shpërthimi­t, shkrumboi një godinë në zonën e Institutit në Tiranë. Policia ka reaguar disa orë më pas, duke shpjeguar se nga hetimet paraprake rezulton se zjarri ka rënë si pasojë e shpërthimi­t të një bombole gazi dhe për pasojë është përhapur me shpejtësi në të gjithë ndërtesën. Fatmirësis­ht nga ky zjarr nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Vatra ka qenë një apartament ku jetonte me qira një familje në vështirësi ekonomike, teksa pronarët jetonin në vend tjetër. Policia shpjegoi se zjarri ra në katin e fundit të godinës trekatëshe në Kodër-Kamëz dhe ka vetëm dëme materiale. Shtëllunga­t e tymit dhe flakët pushtuan të gjithë çatinë, e cila u shkrumbua thuajse

plotësisht. Në vendngjarj­e mbërritën forca të shumta zjarrfikës­e nga Tirana dhe Kamza, ndërsa vunë në kontroll zjarrin. Brenda në apartament jetonin prej disa muajsh një familje prej katër anëtarësh. Pronarët e banesës kanë një biznes disa dhjetëra metra më tutje, ndërsa u njoftuan nga njëra prej vajzave për zjarrin.

Ismail e Zymbyle Mullanji tregojnë momentet kur shkuan në ndihmë të familjes që jetonte në shtëpinë e tyre. “Kemi futur një familje për ndihmë aty, ka tre të sëmurë, ka vëllanë dhe dy fëmijët. Na vjen goca, një e sëmurë, hajdeni se na u dogj shtëpia. Përse i thashë, ndezi mami bombolën dhe mori bombola. Ashtu tha ajo, mori bombola e gazit. Burri iku me vrap të nxirrte familjarët, kishin dalë deri te shkallët. Dëme në njerëz jo, vetëm shpia u bë shkrumb. Njerëzit dolën po dëmi është i madh, i paimagjinu­eshëm, krejt çatia”, deklarojnë pronarët e banesës. Në katin e tretë të banesës janë edhe tre apartament­e të tjera, të cilat janë shkrumbuar plotësisht. “Policia dhe ekipi i zjarrfikës­eve po punojnë për të zbardhur të plota rrethanat e rrjedhjes së gazit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania