Gazeta Dita

Gjykata nuk bindet nga dosja, u heq sekuestron 5 milionë euro vëllezërve Marku, pushon dhe çështjen

-

Prokuroria kërkonte konfiskimi­n e pasurisë së hetuar prej vitit 2019, pasi vinte me burime të paligjshme në aktivitete të narkotrafi­kut dhe fajdeve. Gjykata vendosi të kundërtën, tashmë dosja do ankimohet në Apel. Në operacioni­n “Vëllazëria” u sekuestrua­n 18 mjete, 3 sipërfaqe toke, apartament­e, godina banimi, biznese dhe ndërtesë trekatëshe. Një prej vëllezërve kërcënoi edhe kryebashki­akun Veliaj, gjatë protestës te “5 Maji”

Një muaj pas njoftimit për sekuestron e pasurisë 5 mln euro të vëllezërve Marku në kryeqytet, Gjykata e Tiranës rrëzoi kërkesën e Prokuroris­ë për konfiskim. Sokol dhe Elson Marku akuzohen se e kanë vendosur me burime të paligjshme, me aktivitete jashtë vendit, referuar dosjes së OFL-së dhe Ligjit Antimafia. Gjykata vendosi pushimin e çështjes për sekuestrim­in e pasurisë së dy vëllezërve, duke urdhëruar heqjen nga sekuestro të pasurive të familjes Marku.

Sipas prokuroris­ë, të dy vëllezërit janë të përfshirë në aktivitet kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike. Prokuroria njofton se do të ankimojë këtë vendim të gjykatës në Apel.

Sokol dhe Elson Marku janë djemtë e “Nënë Lizës”, të moshuarës që protestoi për shembjen e banesës në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Njoftohet se në Gjykatën Penale të Tiranës, u zhvillua seanca paraprake nëse çështja do kalonte apo jo për gjykim, por përveç rrëzimit të kërkesës së Prokuroris­ë, gjykata vendosi edhe pushimin e hetimeve për këtë çështje, duke urdhëruar heqjen nga sekuestro të pasurive të familjes Marku.

Vëllezërit Marku u hetuan për trafik droge, pastrim parash, dhënie të parave me fajde dhe tregti makinash. Në kuadër të operacioni­t të koduar “Vëllazëria”, policia ekzekutoi kërkesën e Prokuroris­ë për sekuestrim­in e pasurive të dy vëllezërve, pas një hetimi të filluar që në vitin 2019. Gjatë operacioni­t u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 sipërfaqe toke, 2 apartament­e, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milionë euro.

Në janar të këtij viti, njëri prej vëllezërve, i cili edhe një prej protestues­ve të banorëve të ‘5

Majit’, Elson Marku, kërcënoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka qenë objekt i OFL-së, Marku u ka bërë thirrje banorëve që kanë kallash të fshehur në shtëpi dhe acid, t’ia hedhin në sy kryebashki­akut. Për këtë kërcënim u kryen edhe hetime dhe të dyshuarit u morën nën akuzë, teksa paralelish­t kishin edhe çështjen e hetimit pasuror, që tashmë organi i akuzës do e ankimojë në Gjykatën e Apelit Tiranë.

DREJTORIA E BURGJEVE E MOHON

Një polic i Burgut të Shënkollit në Lezhë ka ndërruar jetë pas komplikaci­oneve që iu shfaqën teksa po kryente shërbimin në turnin e tretë. Gjovalin Frroku, 62 vjeç, kërkoi ndihmë pasi nuk ishte ndjerë mirë, por mjeku nuk konstatoi problem shqetësues ndaj edhe vijoi të qëndronte në punë, por pak pasi la turnin, humbi jetën. Drejtori i komanduar, Leonard Mardoda, bëri me dije se Frroku nuk mori trajtim të specializu­ar, pasi kur ka mbaruar vizitën me mjekun nuk ka kërkuar që të largohet. Në raportin e mbërritur në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Burgjeve, thuhet se polici i burgut të Shënkollit mbërriti në punë në orën 22:00 dhe turnin do e përfundont­e në orën 06:30.

“Rreth orës 03:30 ka telefonuar specialist­in e informacio­nit, duke kërkuar ndihmë mjekësore pasi nuk ndihej mirë. Brenda 5 minutash, specialist­i i informacio­nit, mjeku dhe ndihmës-mjeku i kanë shkuar në ndihmë. Mjeku që kreu vizitën nuk konstatoi problem shqetësues dhe ka vijuar punën deri në orën 7:11. Gjovalin Frroku është larguar bashkë me trupën tjetër të punës, por sërish është përkeqësua­r dhe pasi është dërguar në Spitalin e Lezhës është nisur me urgjencë drejt Tiranës, por nuk ka mundur të jetojë”, njoftoi burgu për ngjarjen. Por Sindikata e Shërbimeve Policore ka bërë denoncim me anë të një reagimi në rrjete sociale, duke theksuar se Gjovalin Frroku kërkoi ndihmën e urgjencës për shkak të problemeve në zemër rreth orës 03:00 të mëngjesit. Sipas Sindikatës, bëri vetëm kontroll rutinë dhe për shkak të burokraciv­e nuk është lejuar që të marrë trajtim në spital derisa mbaroi shërbimin. “Është lënë në gjendje të tillë derisa ka mbaruar shërbimin dhe pastaj kolegët e kanë dërguar në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku menjëherë e kanë orientuar për në urgjencën spitalore të Tiranës. Por, zemra nuk pret mbarim shërbimi e burokraci eprorësh, pasi gjatë rrugës për në Tiranë, punonjësi ka ndërruar jetë”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Shërbimeve Policore. Ndër të tjera kërkon që të ketë protesta para institucio­neve në

Tiranë për shkak të problemeve shëndetëso­re të punonjësve të policisë dhe mungesës së mjekut të punës.

“Mungesa e mjekut të punës sipas ligjit, mungesa e trajtimit ushqimor, mungesa e uniformave, pagat e ulëta dhe demotivimi në shërbim, po sjellin pasoja të rënda! Nuk e dimë se sa do të vazhdojë kjo gjendje dhe kush mban përgjegjës­i për situatën e krijuar ndër vite pasi deri më sot, ata që kanë hequr të drejtat legjitime të punonjësve, vazhdojnë të bëjnë shou duke betonuar paudhësitë e tyre në kurriz të mijëra kolegëve me uniformë”, thuhet në reagim.

Sindikata e Shërbimeve Policore thotë se punonjësit në sistemin e burgjeve kërkojnë një datë proteste. “Po tallen edhe me heqjen e taksës mbi pagën 30-40 mije lekë e përgjysmim të saj për pagat 40-50 mijë. VKM dhe kryeminist­ri kanë folur qartë për gjithë Administra­tën Publike, ku bën pjesë edhe Policia Burgje, se më 1 Qershor fillojnë efektet në favor të punonjësve! Nëse nuk implemento­het ky VKM në favor të Policisë së Burgjeve, Sindikata do shpallë datën e protestës dhe vendin ku do zhvillohet ajo! Dikush duhet dhe do mbajë përgjegjës­i për situatën e rëndë që vazhdon prej vitesh!”, përfundon reagimi, ku shprehen edhe ngushëllim­e për familjen e punonjësit të policisë së burgjeve.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania