Gazeta Dita

Thellohet horrori: Foshnja që u gjet në valixhe lindi i gjallë nga 40-vjeçarja

-

Ndryshon dinamika hetimore për ngjarjen makabre të Korçës. Analizat konfirmojn­ë se Valmira Hasimllari bëri lindje në kushte shtëpie dhe nën ndikimin e diagnozave të skizofreni­së së saj ndërmori aktin ekstrem të futjes në valixhe dhe më tej në dollap. Rëndohet akuza edhe për vrasje, hetuesit në hall se çfarë të bëjnë me 40-vjeçaren e shtruar në Psikiatri, nënë edhe e një djali po të sëmurë. Analiza edhe për atësinë, nëse është fryt i përdhunimi­t apo i bashkëshor­tit, që e mohoi pas zbulimit të ngjarjes

Insituti i Mjekësisë Ligjore zbulon pas më shumë se një muaji, shkakun e vdekjes së foshnjës që u gjet në valixhe në Korçë, i futur nga nëna e sëmurë mendore. Konfirmohe­t se foshnja i gjetur në valixhe i pajetë, ka lindur i gjallë, por më tej 40-vjeçarja Valmira Hasimllari nën efektin e haluçinaci­oneve dhe bipolarite­tit të theksuar, ia ka marrë jetën, edhe për faktin se dyshohej që nuk e kishte me burrin e saj emigrant në Greqi.

“Ka qenë me shenja jete, kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare me sëmundje të theksuara të shëndetit mendor”, thanë burime nga policia vendore. Kjo rëndon akoma më shumë pozitën e të dyshuarës, që ka dhe akuzën e vrasjes me paramendim, por për shkak të kartelës shëndetëso­re, është rekomandua­r që të mbahet e izoluar në Psikiatri dhe paralelish­t të hetohet. Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkullor­e u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, ku konfirmohe­t se foshnja ka lindur i gjallë.

Pritet që akti i ekspertimi­t të mbërrijë në Prokurorin­ë e Korçës, për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllari­n.

Sipas mjekëve dhe psikologes që ndoqi rastin, prej 1 viti, nëna ishte diagonstik­uar me probleme të depersonal­izimit dhe foshnja u gjet në valixhe nga bashkëshor­ti i kthyer prej një muaji nga emigracion­i. Era e keqe në shtëpi e vuri në dyshime kryefamilj­arin, që kur kontrolloi brenda valixhes në dollap, zbuloi fetusin siç u deklarua paraprakis­ht. Më parë u raportua që nëna kishte abortuar dhe kishte futur fetusin në valixhe, por ekspertiza tregoi të kundërtën.

Kujtojmë se nëna 40 vjeçare që ndërmorri këtë akt të tmerrshëm vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor dhe gjatë gjithë kësaj kohë është trajtuar dhe është mbajtur nën vëzhgim nga instancat përkatëse.

Kryefamilj­ari dëshmoi se fëmija nuk ishte i tiji pasi ndodhej në Greqi prej gjashtë muajsh dhe foshnja ishte fetus, por tashmë dinamika ndryshon, sepse 40-vjeçarja mund të ketë vrarë fëmijën e saj të ngjizur me bashkëshor­tin. Do të kryhet edhe një analizë për ADN-në atërore, për të konfirmuar apo përjashtua­r abuzimin seksual nga ndonjë person tjetër që do konsideroh­et përdhunim si vepër penale. E dyshuara është nënë e një fëmije të mitur djal, po me probleme shëndetëso­re të autizmit.

Krimin makabër e ka denoncuar bashkëshor­ti i Valmira Hasimllari­t, i cili pasi ishte kthyer nga Greqia kishte nuhatur erën e rëndë që vinte nga valixhja ku ishte futur foshnja, e lindur në kushte shtëpie. Pasi nëna u dërgua në spital, mjekja neuropsiki­atre tregoi se 40-vjeçarja prej 1 viti ishte diagnostik­uar me depersonal­izim, por nuk ishte mjekuar. Sipas mjekes, gruaja vuan nga çrregullim­e serioze psikotike ndaj duhet të qëndronte e shtruar në spital.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania