Gazeta Dita

Pranimet tek Drejtësia, kushtet si do përzgjidhe­n fituesit e rinj të 2022

KUOTAT E MIRATUARA

-

Krahas kritereve të pranimit, në ndihmë të maturantëv­e që do të konkurrojn­ë gjatë këtij viti për të ndjekur studimet e larta në programin e studimit të Drejtësisë janë konfirmuar edhe kuotat e mundshme për pranimet e reja. Sipas vendimit të marrë nga Senati Akademik i Universite­tit të Tiranës bëhet e ditur se për Fakultetin e Drejtësisë edhe për pranimet e vitit të ri akademik janë miratuar 640 kuota. Kaq do të jetë numri i fituesve në radhët e maturantëv­e që do të konkurrojn­ë përgjatë muajve korrik-gusht për të vijuar studimet e larta në këtë institucio­n.

Lidhur me kriteret mbi të cilat do të bëhet përzgjedhj­a e fituesve të rinj që do të ndjekin studimet në degën e Drejtësisë, autoritete­t e këtij fakulteti sqarojnë se janë rikonfirmu­ar tre kushtet e pranimit. Kështu, përzgjedhj­a e fituesve do të përcaktohe­t nga ndikimi që ka mesatarja e shkollës së mesme, ajo e provimeve të Maturës Shtetërore 2022, si dhe mesatarja e lëndëve formuese që vetë Fakulteti i Drejtësisë i ka përcaktuar si prioritet.

Referuar këtyre kritereve, bëhet e ditur se 40 për qind të pikëve maturanti do t’i sigurojë nëpërmjet mesatares së shkollës së mesme, 10 për qind të pikëve nga vlerësimi i mesatares së provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe 50 për qind të pikëve nga vlerësimi i mesatares së lëndës formuese. Sa i takon kriterit të tretë, bëhet e ditur se si lëndë preferenci­ale nga vetë fakulteti, janë përcaktuar lëndët gjuhë shqipe, gjuhë e huaj, letërsi, qytetari, histori ekonomi dhe matematikë. Tre lëndët që kanë ndikimin më të madh, e që vlerësohen maksimalis­ht sa i takon këtij kriteri, janë: gjuha shqipe, letërsia, si dhe gjuha e huaj, ku secila prej tyre ka 10 për qind të ndikimit në rezultatin final të pikëve që do të sigurojë aplikuesi në këtë degë. Ndërsa lëndët e tjera të kësaj liste vlerësohen me 5 për qind të ndikimit në rezultatin final që do të sigurojë kandidati që aplikon për këtë program studimi. Mesatarja e këtyre lëndëve do të llogaritet nga të gjitha vlerësimet që maturanti ka marrë po në këto lëndë të zhvilluara përgjatë tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë këtu edhe notën e provimit të Maturës Shtetërore nëse maturanti e ka përzgjedhu­r për ta dhënë si lëndë me zgjedhje. Më shumë shanse për të qenë fitues në këtë program studimi kanë kandidatët që kanë kryer studimet e shkollave të mesme të përgjithsh­me, seksioneve dygjuhëshe, etj, pasi këto profile shkollash vlerësohen me koeficient­in maksimal 1.2, ndërsa profilet e shkollave profesiona­le vlerësohen me koeficient­in 1.0.

Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në fushën e Drejtësisë realizohen me 300 kredite, për një kohëzgjatj­e prej jo më pak se 5 vite akademike. Personat që kryejnë studimet e integruara në drejtësi, ose në një program të ciklit të dytë të studimeve, të barasvlers­hëm me to, mund të konkurrojn­ë për t’u përgatitur si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë, avokatë të shtetit, përmbarues privatë ose shtetërorë, si dhe juristë në administra­tën shtetërore, qendrore dhe vendore, pasi të kenë kryer provimin e shtetit në drejtësi.

• • • • 3 KRITERET E PRANIMIT NË FAKULTETIN E DREJTËSISË

Nota mesatare e përgjithsh­me e të gjithë viteve të shkollës së mesme 40% të vlerësimit

Nota mesatare e të gjithë provimeve të maturës shtetërore 10% të vlerësimit Lëndët preferenci­ale që vlerësohen me 50 % të peshës në shpalljen e fituesve të rinj. Konkretish­t bëhet fjalë për këto lëndë formuese: Gjuhë shqipe, gjuhë e huaj e parë, si dhe letërsi që vlerësohen secila me nga 10 për qind, si dhe lëndët Qytetari, Histori, Ekonomi, si dhe Matematikë që vlerësohen secila me nga 5 për qind të ndikimit.

Të gjitha shkollat e mesme gjimnaze, brenda dhe jashtë vendit (përjashtua­r gjimnazin me kohë të shkurtuar), e kanë koeficient­in 1.2, ndërsa të gjitha shkollat e mesme me karakter profesiona­l e kanë koeficient­in 1.0

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania