Gazeta Dita

Pritjet e “Shën Kurtuas” vlejnë një Champions, ja pse belgu është portieri numri 1 në botë

-

“Zoti të zbresë në Tokë dhe të na japë shpjegime”, titullonin gazetat spanjolle një ditë pasi Reali i Madridit përmbyste Mançester Sitin për të siguruar biletën për në finalen e Parisit.

Por ndoshta pa i prishur rehatinë “Të Madhit”, mjafton të mblidhen copat e mozaikut një e nga një për t’i dhënë shpjegim asaj fitoreje, shtuar këtu dhe finales të luajtur të shtunën kundër Liverpulit:

trajneri më i mirë i futbollit në stol (Ançeloti), sulmuesi më i mirë në botë (Benzema), mesfushori më i mirë në botë (Modriç), rezerva më e mirë në botë (Rodrigo) dhe mund të mjaftohemi me kaq.

Por Reali ka dhe një tjetër sekret, natyrisht që bie në sy sepse i arrin 2 metrat: portieri më i mirë në botë, belgu Tibo Kurtua.

SHIFRAT – Ka çmendur Guardiolën dhe lojtarët e tij. Por Kurtua nuk është mjaftuar, sepse kryeveprën e tij e ka mbyllur të shtunën ndaj Liverpulit. Katër pritje ndaj Salah dhe një tjetër nga Mane shkruan emrin e Realit për të 14- ën herë mbi trofeun e Ligës së Kampioneve.

Natyrisht që të mbrosh portën e një klubi të madh në përgjithës­i është një punë e mërzitshme: në pjesën më të madhe të ndeshjeve mund të bësh ndërhyrje sporadike dhe njerëzit të kujtojnë gjithnjë qoftë dhe për një gabim të vogël.

Por nuk ka qenë ky rasti për Realin e Ançelotit, pasi, mes të tjerave, Kurtua ka qenë lojtari më i mirë i finales! Skuadra e Ançelotit merr mesatarish­t 13 gjuajtje drejt portës për ndeshje, 5 nga të cilat në portë. Por këtu Reali ka portierin titullar më të mirë në Champions dhe me përqindjen më të lartë të pritjeve, 77,4%. Dhe nuk kanë qenë pritje dosido, por pritje që kanë vlejtur po aq sa golat e Benzemasë.

Mjaftojnë këto për të treguar madhështin­ë e belgut, por siç thoshte i madhi Fati Terim: “Numrat janë si minifundet, fshehin gjithnjë pjesën më të rëndësishm­e”.

VLERAT – Me gjatësinë e një basketboll­isti të NBA-së, ai nuk është aspak i ngathët. Përkundraz­i, shumë elastik, luan mjaft mirë dhe me këmbë, i aftë të zërë të gjithë rrezen e portës për sulmuesin. Për të mos folur për lojën në ajër ku komandon vetë ai. Këto karakteris­tika i kanë edhe të tjerë numra një, por diferenca qëndron në faktin se Kurtua di t’i përdorë armët e veta: i ftohtë kur duhet, lider mes shokëve dhe ka atë qetësinë e nevojshme në portë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania