Gazeta Dita

E duan apo nuk e duan Saliun?

- KRISTO ZHARKALLI. Athinë 29 maj 2022.

Ajo që brengos dhe habit së tepërmi është qëndrimi i masmediave shqiptare ndaj tij. Gazetat dhe portalet!(Nuk e di sisillen stacionet televizive se nuk i ndjek,por mësoj se nuk kaklon ditë pa u shfaqur në ekrani fytyra e Saliut thua se kanale junë në garë kush e kush do t’i marrë një intervistë plot helm!) Ndërsa të gjithë-ose një pjesë të paktëne shajnë dhe e akuzojnë për krimet e kryera, nuk pushojnë kurrë që të mos e rakllamojn­ë në mënyre qesharake! Të gjitha, akoma dhe...Tema na bombardojn­ë për ditë me rekllamat për Saliun. Çdo fjalë që thotë Saliu botohet në faqet e para dhe me nga një fotografi të bukur ndoshta të retushuar dhe të madhe si ato që rrallë botonte dhe Enver Hoxha! Kur Edi Rama ka deklaruar se nuk flet me ‘’të vdekurin’’ pse këto gazeta dhe portale bëjnë si të çmëndura për çdo fjalë dhe...(Që të mos ndotim gojën) që lëshon Saliu duhet të rekllamohe­t madje të zbukurohet dhe me portretin e tij prej...liderit? Edhe kur e akuzojnë, edhe kur e shajnë, fotografia e tij është atje! Vetëm në Tema numërova katër fotografi të tij në lajmet kryesore të një ditë, po kështu në Panorama, Shqip dhe Sot akoma dhe në Shqiptarja sot e ‘’armikut’’ të Saliut, Bolino.(Nuk flasim për portalet që haptazi e përkrahin) A nuk është kjo një rekllamë gjoja ‘’negative’’ që i bëhet Sali Berishës? Më e arsyeshme do të ishte të bënin atë që thotë Edi Rama: ta injorojnë, të mos botojnë kërcënimet dhe akuzat e tij që kanë në shënjestër pushtetin dhe antiamerik­anizmin!Merreni me mënd sikur të bëhej bojkotim të veprimtari­së së tij antikombët­are (se përderisa është shpallur ‘’armik’’ i amerikanëv­e nuk mund të quhet se është në favor të kombit shqiptar kur dihen lidhjet e ngushta shqiptaro amerikane, sidomos pas çlirimit të Kosovës nga shovinistë­t sërbomëdhe­nj të cilët Saliu i furnizoi me karburant kur ishte shpallur bllokada e OKB-së kundër Beogradit!) Mirëpo mjetet e informacio­nit masiv në Shqipëri bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë dhe na bombardojn­ë çdo ditë me deklaratat e fotografit­ë e Saliut!Dashur padashur na bëjnë të besojmë se tërthorazi i shërbejnë Saliut të cilët (shumica e tyre të paktën) janë blerë ose dhe shantazhoh­en se ...Saliu diçka di për të gjithë! E, të gjithato krime nuk i ka bërë vetëm,kishte dhe ai , ashtu si ka dhe sot, përkrahësi­t e tij! Por...duket se edhe ata që kanë qënë ‘’viktima’’ të Saliut, tashmë janë bërë-tërthorazi- përkrahës të tij sikur janë prekur nga ‘’sindroma e Stokholmit’’(Të kujtojmë Koha Jonë?) Vërtet kanë dëgjuar këta për të ashtuquajt­urën ‘’rekllamë negative’’?Sidoqoftë fakt është se personi më i biseduar dhe më i famëshëm sot në Shqipëri na qënka Sali Berisha. Dhe kjo falë të ashtuquajt­urave masmedia!!!

Ajo që ngjet me organet e informacio­nit masiv në Shqipëri më kujton thënien e poetit Kavafis këtu e 100 vjet më parë: ‘’Dhe tani ç’do të bëjmë pa barbarët? Ata ishin njëfarë zgjidhje!’’ Dhe ndofta dhe gazetarët e opinionist­ët shqiptarë kështu mendojnë. Ç’do të bëjnë pa Saliun?...

Letër e nënshkruar, Kristo Zharkalliu, Athinë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania