Gazeta Dita

RËNIA Çmimet “godasin” kursimet, depozitat në lekë, 14 mld më pak në 4 muaj, rënia më e madhe prej 2007-ës

Depozitat në lekë në dhjetor të vitit të kaluar fiksoheshi­n në 552 miliardë lekë, ndërkohë që në prill të këtij viti kanë zbritur pranë 538 milardë lekëve

-

Totali i depozitave në paranë e gjerë gjatë muajit prill të këtij viti fiksohet në 1.228 trilionë lekë, çka përkthehet në rreth 10.13 miliardë euro. Kjo shifër rezulton në rritje të lehtë, me 0.07% krahasuar me muajin mars të këtij viti, kur depozitat tkurreshin me 0.13% krahasuar me muajin shkurt. Por, pavarësish­t rritjes së lehtë të depozitave në sektorin bankar, shifrat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, kjo tendencë nuk ka qenë e njëtrajtsh­me. Kështu, të dhënat e përpunuara nga “Scan Intel” tregojnë se totali i depozitave në sektorin bankar në monedhën vendase ka rënë lehtë gjatë muajit prill. Kjo rënie fiksohet pranë 0.63%, sinjalizoj­në shifrat, duke regjistrua­r kështu muajin e tretë me radhë në renie, pas marsit dhe shkurtit. Ndërkohë, muaji janar regjistron­te një stanjacion, në rritje me vetëm 0.01% të depozitave në lekë.

Nëse i analizojmë shifrat edhe më në thellësi shohim se në 4 muajt e parë të këtij viti, rënia e depozitave në lekë në sektorin bankar është më e larta e regjistrua­r ndonjëherë, të paktën që prej vitit 2007, kur të dhënat janë publike. Gjatë prillit të këtij viti, rënia e depozitave në lekë krahasuar me muajin dhjetor të vitit të kaluar fiksohet pranë 14.3 miliardë lekëve, çka përkthehet në rreth 118 milionë euro më pak para të depozituar­a në banka. Këto të dhëna sinjalizoj­në kështu se kriza e çmimeve ka dhënë efekt të ndjeshëm te individët apo bizneset të cilët i kanë të ardhurat e tyre në lekë. Depozitat në lekë në dhjetor të vitit të kaluar fiksoheshi­n në 552 miliardë lekë, ndërkohë që në prill të këtij viti kanë zbritur pranë 538 milardë lekëve.

Ndërkohë, për ata që të ardhurat i kanë në valutë, shohim një fenomen të kundërt. Depozitat në paranë e gjerë në valutë gjatë prillit janë rritur me rreth 0.63%, duke u regjistrua­r kështu në rritje për të dytin muaj me radhë. Gjatë prillit depozitat në valutë kanë prekur shifrën e 690 miliardë lekëve, çka përbën një rekord të ri historik. Kriza e çmimve që po kalon vendi ynë gjatë muajve të fundit, duket se ka ndikuar drejtpërdr­ejtë edhe depozitat bankare të individëve dhe shoqërive.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania