Gazeta Dita

Vrasja e “Ilit” dhe “Gisit”, SPAK kërkon 25 dëshmitarë. Avokatët: Provat u sajuan!

-

Nis gjyqi ndaj të pandehurit si organizato­r dhe financues për qëllime hakmarrjej­e dhe larjesh hesapesh, Erion Alibejt dhe dy personave që pajtoi, Xhuliano Hoxhës e të penduarit Euglen Halili. Mes dëshmitarë­ve edhe Nuredin Dumani, që mori ‘kontratën’ nga Alibej dhe pagoi “ushtarët” e tij për të vrarë Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajn. Rrëfeu detaje dhe prova. Ish-shefi i Policisë Kriminale Elbasan, i arrestuari Leonard Palushi, inskenoi provat duke fshehur pistoletën e vrasjes në servisin e Manhasëve, për llogari të Alibejt dhe për të implikuar Talo Çelën

Gjykata e Posaçme nis procesin ndaj Erion

Alibejt, Xhuliano Hoxhës dhe Euglen Halilit, ky i fundit i i penduar i drejtësisë, të akuzuar për vrasjen Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt, në muajin korrik të vitit 2020 në Elbasan. SPAK e akuzon Alibejn si organizato­r dhe porositës i atentateve me qëllim hakmarrjen dhe larjen e hesapeve, pas dyshimeve se ishin të përfshirë në ekzekutimi­n e vëllait dhe xhaxhait të tij, në masakrën e Bradashesh­it në vitin 2018.

Në kërkesën për prova, SPAK kërkoi pyetjen e 25 dëshmitarë­ve, mes të cilëve edhe Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, të penduarit e drejtësisë në dosjen “Golden Bullet” (Plumbi i Artë).

Avokatët e të pandehurve pretenduan mospërputh­je të deklarimev­e të të penduarve Halili dhe Hoxhaj-Dumani, për të njëjtat episode kriminale. Prokurori i çështjes tha se i qëndronte deklarimev­e të dhëna nga Euglen Halili. Dumani zbuloi se ishte organizato­r i vrasjes së Ramazanit, Erion Alibej ishte financues i atentatit, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimi­n kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili. “Shteti sajoi prova e dëshmi ndërsa procesi është i montuar. Dëshmitarë­t e drejtësisë janë 4 dhe thonë versione të ndryshme”, tha avokati i Alibej.

Në dosje thuhet se efektivi i policisë Leonard Palushi, i arrestuar për dosjen “Plumbi i artë”, i porositur nga Erion Alibej, ka bërë gjtihçka për të prishur hetimet, ndërkohë që si alibi kishte edhe faktin se nuk ishte në punë. Në vitin 2020 Leonard Palushi ka qenë efektiv i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, ku ka ushtruar detyrën e Shefit të Sektorit për Hetimin e Krimeve. Në dosje theksohet se me kërkesë ta Palushit është ndërruar leja vjetore e tij, nga data 16-31 korrik 2020, kur ishte planifikur në 1-15 gusht 2020. Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani ndodhi më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip “Ford Fokus”. Autorët kanë qenë tre vetë në makinë dhe njëri prej tyre ka qëlluar 5 herë me armë tip pistoletë. Megjithëse në makinën e u gjetën dy kallashnik­ovë të djegur.

Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’ apo “Ili”, në pistë të dytë dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi njihej edhe si shpërndarë­s kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas vrasjes së tij u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz. Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn.

Me porosi të Erjon Alibej,

Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit

Seit Manhasa, pasi Manhasat ishin shokët e Talos dhe ishin qitësa.

Sipas Nuredinit, Erjoni donte që të krijonin konflikt midis Manhasave dhe grupit të Talos. Henrik Hoxhaj me porosi të Nuredinit e ka lënë armën e krimit tek pishat ku kalon kthesat në Cërrik, ku është një vend që ndodhet një lokal në krahun e sipërm të rrugës ka argjinatur­ë (mur mbajtës).

Nuredini i ka treguar shtetasit Klevis Kapllani vendin se ku ishte fshehur arma dhe Klevisi pas dy tre ditëve ka vajtur ka marrë këtë armë dhe e ka çuar dhe vendosur tek servisi i Manhasa. Sipas Nuredinit, pas vendosje së armës ka qenë Erjoni i cili ka njoftuar një shef krimesh (Palushin), i cili ishte i lidhur me të për vendndodhj­en e armës.

Më 27 korrik në servis u gjet edhe arma e zjarrit e tipit pistoletë, e cila referuar aktit të ekspertimi­t balistik është ajo që ka qitur gëzhojat e fiksuara në vendin e ngjarjes së vrasjes së Emiljano Ramazani, duke çuar në prangosjen e babë e bir. Informacio­ni për armën u dha nga Palushi te ish-drejtori i policisë Arjan Muça dhe ky i fundit zëvendësin e tij Alket Shatro, i cili më pas ka vajtur në vendin e ngjarjes ku është gjetur edhe pistoleta në fjalë. Hetimet më vonë treguan se arma ishte venosur nga dikush tjetër qëllimisht te servisi Manahasa, duke çuar në lirimin e babë e bir, Albert dhe Seit Manahasa, të cilët rezultuan se janë arrestuar gabimisht.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania