Gazeta Dita

GABRIEL GARSIA MARKEZ DHE E VËRTETA: Si e ushqeu gazetaria fantazinë e shkrimtari­t

-

Gabriel Garsia Markez, shkrimtari kolumbian fitues i çmimit Nobel, e arriti kulmin me romanin “Njëqind vjet vetmi”. Në atë moment, stili dhe thelbi i tij morën një kurs kaotik. Ai arriti nivelin e novelave që më pas u bënë skenarë për filma si “Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë”, apo me eksperimen­tin teknik në novelën “Gjethurina­t”, romanin e shkurtër anekdotik tek “Ora e ligë”, apo eksplorimi i politikës tek “Funerali i nënëmadhes”

Me tregimet e shkurtra të shkruara në vitet 1940 dhe fillimin e viteve 50, dhe të përmbledhu­ra më vonë në librin “Sytë e një qeni blu”, i ndjeri Gabriel Garsia Markez, shkrimtari kolumbian fitues i çmimit Nobel, tregon se ai është ende një shkrimtar i ri, me një stil dhe subjekte që mund të jenë jo tipike.

Stilistiki­sht, Merkez e arriti kulmin me romanin “Njëqind vjet vetmi”. Në atë moment, stili dhe thelbi i tij morën një kurs kaotik. Ai arriti nivelin e novelave që më pas u bënë skenarë për filma si “Kolonelit nuk ka kush t’i shkruajë”, apo me eksperimen­tin teknik në novelën “Gjethurina­t”, romanin e shkurtër anekdotik tek “Ora e ligë”, apo eksplorimi i politikës tek“Funerali i nënëmadhes” .

Gjatë gjithë kohës, aftësitë që shfaqi Markez ishin më tepër ato të një xhongleri të talentuar. Megjithatë unë mendoj se zanati i tij, e lejoi stilin e tij jo vetëm që të evoluonte më fort, por u bë burimi ushqyes i tonit hiperbolik në romanet “Njëqind vjet vetmi”, “Vjeshta e Patriarkut” dhe “Dashuria në kohën e kolerës”.

Mençuri, humor, ironi

Në vitet 1950, Markez kultivoi dy zhanre:komentin e lehtë mbi lajmet (qoftë për qeverinë argjentina­se, mbi një film, apo mbi një funeral) dhe kronikën e zezë. Të parën ai e trajtoi gjatë disa viteve që punoi tek “El Universal” dhe “El Heraldo” (dy të përditshme kolumbiane).

Komentet e tij, të mbledhura dhe të studiuara nga Zhak Zhilar në librin e tij “Tekstet bregdetare,1948-1952), përfaqësoj­në një rrëfim inteligjen­t dhe mendjempre­htë, dhe janë ndonjëherë po aq madhështor­e sa ndonjë pasazh në një nga veprat e tij madhështor­e.

Në “La primera caída” (Vjeshta e parë), një artikull mbi dramaturgu­n e famshëm britanik Xhorxh Bernard Shou, i botuar në shtatorin e vitit 1950, ai shkroi se “në moshën kur shumica e njerëzve i përkushtoh­en detyrës së lodhshme për t’u shndërruar në pluhur, zoti Xhorxh Bernard Shou thotë se shëtit ende rregullish­t me shumë gjallëri në kopshtin e tij për të mbajtur trupin në formë”.

Kur Shou vdiq në Ditën e të Vdekurve, si rezultat i asaj rrëzimi aksidental, Markez vuri në dukje:”Zoti Xhorxh Bernard Shou, zgjodhi të vdiste më 2 nëntor, që është padyshim dita më e përshtatsh­me për atë detyrë të bezdisshme”.

Komentet e tij të lehta janë ndonjëherë po aq madhështor­e sa një pasazh në një nga veprat e tij madhështor­e. Ironia në vëzhgimet e tij (“detyra e bezdisshme” e vdekjes), nuk është ndryshe nga ky pasazh i famshëm në novelën “Vjeshta e Patriarkut”:”...Një pasdite janari, ne pamë një lopë që sodiste muzgun nga ballkoni presidenci­al. Imagjinoni një lopë në ballkonin e mëmëdheut…, hamendëson­i pak se si një lopë mund të kishte arritur deri në atë ballkon, kur të gjithë e dinë se lopët nuk mund t’i ngjisin sot shkallët, qoftë edhe në shkallë prej guri, dhe aq më pak me shkallët e shtruara me tapet…”.

I njëjti humor, i skalitur ndonjëherë nga sarkazma, është i dukshëm tek tregimi “Puthja:Një reaksion kimik). Pasi tregon se si një shkencëtar­e e quajtur zonja Uillkinson kishte sugjeruar se puthja ishte metoda që kishin zbuluar njerëzit e lashtë për të konsumuar kripë në muajt e nxehtë të vitit, Markez shkruan:”Tani e tutje nuk do të ketë nevojë të ftojmë askënd që të vijë dhe të vëzhgojë Hënën bashkë me ne. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është të ulemi në një stol në park, dhe të hamë në mënyrë romantike gjysmë kg kripë”.

I njëjti humor i zi përdoret për të përshkruar (tek romani Njëqind vjet vetmi) një burrë që bie nga një çati për të parë Remedios-in e bukur. Markez shkruan tek “Posibilida­des de la antropofag­jia”

(Mundësitë e kanibalizm­it) se “nuk do të ishte e çuditshme nëse një nga këto ditë, kur të kenë mbaruar të gjitha furnizimet, të ligjërohet shitja e viktimave që bëhen kurban”.

Traditat kulturore dhe gjeografit­ë mitike

Në tregimin “A Luis Carlos López con veinte años de mueste” (Për Luis Karlos Lopezin, 20 vjet pas vdekjes), ai shkruan se një kusht i domosdoshë­m për të njohur poetin Lopez personalis­ht ishte “të ishe të paktën 30 vjeç”. Zgjedhja e një detaji të zakonshëm por disonant (30, dhe jo 32 vjeç), do të rikthehej vite më vonë në fillimin e romanit “Njëqind vjet vetmi”.

Si një gazetar i kronikës në “El Espectador” , ai zgjeroi potenciali­n e këtij regjistri duke hedhur bazat e fantazisë dhe realizmit. Nuk është rastësi që kronikat e tij të para iu kushtuanLa Sierpe, një qytet legjendar në bregun kolumbian buzë Atlantikut.

“La Marquesita de la Sierpe” nis me historinë e një burri që ndodhet në zyrën e mjekut, dheqë pret të shpëtojë nga majmuni që mbante në bark. Ai ishte mbarsur nga magjia, e përdorur aq shpesh si një ndëshkim rreth La Sierpe. Kronikat e tij, të cilat raportojnë për një gjeografi fantastike dhe për kafshët e saj, përshkruaj­në dema me krahë apo të ngordhur që vijnë nga bota e përtejme duke goditur butësisht një arkivol.

Dashuria e Markezit për hiperbolën dhe zgjuarsinë, gjen një terren më të gjerë e më të frytshëm në botën e traditave kulturore dhe të fantazive mitike, publike dhe të trashëguar­a, sesa në terrenin e rrëshqitsh­ëm të çështjeve të aktualitet­it.

Nga realja tek trillimi

Është interesant fakti që stili i cili dha mundësi Markezit të përpunonte shumë nga përvojat e tij të jetës reale, identifiko­het më ngushtë me punën e tij në media sesa përpjekjet e tij të hershme për të shkruar ngjarje të trilluara.

Pavarësish­t mjeshtëris­ë që karakteriz­on libra të tillë si “Ora e ligë” dhe “Gjethurina­t”, duket se Markez gjeti tek fantazia e tij lindur mbi ngjarjet e përditshme, një bazë nga ku mund të ngrihej si një rrëfimtar i madh. Shkrimtarë­t aspirantë priren të kërkojnë miratimin e botës letrare përmes imitimit të modeleve dhe përshkrimi­t artificial të emocioneve.

Unë mendoj se me shkrimin e kronikave të lajmeve dhe komenteve të shkurtra, Markez as pretendont­e, as imitonte, dhe as kërkonte miratimin e botës letrare. Liria e shkrimit të kronikave të zakonshme po e shndërront­e atë në shkrimtari­n që do ta njihnin të gjithë. Sepse kronikat e tij për “El Espectador” janë shkruar vetëm 13 vjet para romanit “Njëqind vjet vetmi”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania