Gazeta Dita

Lewandowsk­i e deklaron ‘të mbaruar’ karrierën me Bayernin, teksa do t'i bashkohet Barcelonës

-

Robert Lewandowsk­i ka deklaruar se koha e tij në Bayern Munich ka përfunduar dhe tha se nuk beson se klubi do ta mbajë kundër dëshirës të tij.

Sulmuesi dëshiron t'i bashkohet Barcelonës pasi ka arritur një marrëveshj­e verbale për një kontratë trevjeçare, por Bayern ka insistuar se ai duhet të qëndrojë për sezonin e fundit të marrëveshj­es së tij.

Lewandowsk­i, duke folur në një konferencë për shtyp me Poloninë përpara ndeshjes së Ligës së Kombeve të së mërkurës në shtëpi kundër Uellsit, tha se: “Epoka ime në Munich ka përfunduar. Nuk shoh asnjë mundësi për të vazhduar të luaj për këtë klub”.

33-vjeçari ka qenë në Bayern që nga viti 2014 dhe shpreson se ata do të tregojnë fleksibili­tet në lidhje me një transferim. “Bayerni është një klub serioz dhe besoj se nuk do të më mbajnë – nuk dua të luaj më atje”, tha ai. “Transferim­i është zgjidhja më e mirë. Shpresoj që të mos më ndalojnë.”

Dy javë më parë, presidenti i Bayernit, Herbert Hainer, ishte i bindur për rinovimin e polakut.

Ai tha për kanalin televiziv gjerman Sport1: “Robert ka një kontratë deri në vitin 2023. Për aq kohë ai do të luajë me ne”. "Nuk ka asnjë zëvendësue­s për një lojtar të tillë të klasit botëror," tha Hainer. “Ai ka një kontratë, kështu që supozoj se ai e përmbush atë. Është e drejta e tij që të mos e zgjasë kontratën”.

Lewandowsk­i shënoi 35 gola në Bundesligë në 34 paraqitje këtë sezon dhe 13 gola në 10 ndeshje të Champions League. Corentin Tolisso po largohet i lirë nga Bayern pasi nuk u arrit marrëveshj­e për një kontratë të re për mesfushori­n 27-vjeçar francez.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania