Gazeta Dita

Telefonata anonime zbulon trupin e pajetë të 37-vjeçares tropojane të humbur prej dy javësh. Jetonte te motra, pjesërisht e dekompozua­r, pritet ekspertiza

-

Trupi i pajetë i një vajze të re, që dyshohet se i përket komuniteti­t rom, u gjet pasditën e djeshme, në një zonë të pyllëzuar, pranë “Bypassit” të Shkodrës. Pas dyshimeve të para për një vrasje të mundshme, u zbulua se viktima është 37-vjeçarja me origjinë nga Tropoja, Leze Qosja, por që jetonte aktualisht në lagjen “Dobraç” të qytetit verior, në shtëpinë e motrës së saj. Trupi është pjesërisht i dekompozua­r dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, edhe pse në dukje janë konstatuar disa plagë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Përcaktimi i shkakut të vdekjes, ku nuk përjashtoh­et edhe një vetëvrasje (me helm), mund të hapë rrugë për pista të reja hetimi. Gati tre javë më parë, më 18 maj, motra kishte bërë kallëzim në polici se Leze Qosja ishte larguar nga shtëpia pa asnjë njoftim e adresë dhe nuk ishte rikthyer më. “Rreth orës 17:05, në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër, në ByPass, në afërsi të një kanali, është gjetur pa shenja jete një shtetasja L.Q (K) 37 vjeçe, lindur në Tropojë e banuese në Dobraç, Shkodër. Trupi është pjesërisht i dekompozua­r dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin zyrtar. Mësohet nga të dhënat operative paraprake se trupi i pajetë është gjetur pas një telefonate që ka mbërritur në Policinë e Shkodrës, anonime, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarj­e dhe konstatoi se kishte një skenë krimi që mbetet ende aktive për sigurimin e ndonjë gjurmë biologjike me interes për zbardhjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania