Gazeta Dita

SPAK ka 12 të penduar, por asnjëri s’ka rrëfyer korrupsion të zyrtarëve të lartë

-

Historia e rrëfimeve të bujshme, që inicuan aksione me dhjetëra të arrestuar apo shpallur në kërkim. Kanë treguar për vrasje me pagesë, trafik droge por asnjë për korrupsion. Porosi të financuara te killerat, për larje hesapesh, borxhe, trafik droge, luftë mes karteleve dhe të tjera. Rastet e Euglen Halilit, Nuredin Dumanit, Ervis Bardhit, Aurel Lazaj, Ernejt Shytit apo Luftar Reçit dhe marrja në mbrojtje e familjeve të tyre nga SPAK

Teksa lajmet e bujshme për operacione të inicuara nga të penduar të drejtësisë po bëhen të zakonshme, ajo që vihet re është mungesa e informacio­neve-provë për zyrtarë të lartë. Në një sallë gjykatë që duket se sapo ka hapur serialin e të penduarve të SPAK-ut, Euglen Halili rrethohet nga policë të maskuar që e mbulojnë me trup. Detyra e tyre është t’i garantojnë moment pas momenti jo vetëm jetën, por edhe që fytyra e tij të mos shfaqet askund. Pasi u zbulua nga një gjurmë AND-je, Halili i tregoi SPAK-ut se si u përfshi në vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe të Regis Runajt, të porositura dhe paguara nga i arrestuari Erjon Alibaj, të cilit më herët i ishte vrarë i vëllai. I riu nga Gjinari thotë se u pajtua nën ndërmjetës­imin e të akuzuarit Xhuliano Hoxha, me premtimin se do të fitonte shumë para, ndaj dhe nisi gjurmimin e viktimave. Për Ramazanin, e ndoqi ditë mbas dite dhe e priti kur viktima bënte palestër, kurse per Runajt ishte marrë porosia që të qëllohej brutalisht me thikë, siç edhe u masakrua. Por rezulton se porosia direkte, pra dora e parë, ishte te Nuredin Dumani, edhe ky i penduar, që përdori si ekzekutor në një rast edhe Skerdi Tasin.

Duke ndjekur gjurmët e italianëve që nisën goditjen e organizata­ve mafioze përmes rrëfimeve të të penduarve, në Shqipëri numërohen 12 të penduar që kanë deklaruar krime nga më monstruoze­t, porosi droge dhe eliminime grupesh. Por ndërkohë, ndonëse po përpiqet SPAK nuk po ia del të bëjë të penduar persona të lidhur me të korruptuar të nivelit të lartë, pavarësish­t aksioneve në fushën e tenderëve dhe koncension­eve.

Duke nisur nga të penduar si Aurel Lazaj, që dërgoi në burg kapo të drogës, Ervis Bardhi që foli për grupin e Çapjave, Ernejt Shyti që rrëfeu vrasjen e Behar Sofisë apo Luftar Reçi, lista e të mbrojturve nga shteti pas fjalës së tyre është e gjatë, mbasi aty përfshihen edhe të afërmit e tyre. Të tjerë në burg si Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj po zbërthejnë çështje të krimit të organizuar nga jugu në veri, ashtu si dhe një i dënuar tjetër që siç raporton “Top Channel”, u është dorëzuar ftesa për pendesë dhe rrëfim mbi dy krimet më të bujshme në Shqipëri. Por rrëfimet e të penduarve mbeten vetëm në nivele ekzekutime­sh për larje hesapesh, kontroll territori, luftë mes karteleve, trafiqet dhe konfliktet e borxheve. Dy prokurorët e SPAK kanë larguar familjet drejt Italisë të pesë të penduarve që gjenden në Itali dhe që zbërthyen çështje të kultivimit të drogës. Por ende nuk raportohet të ketë rrëfime të penduarish për ‘zyrtarë me kollare’.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania