Gazeta Dita

Lionel Messi: "Real Madridi nuk ishte skuadra më e mirë në Ligën e Kampionëve këtë sezon"

-

Lionel Messi këmbëngul se Real Madrid ‘nuk ishte skuadra më e mirë’ në Ligën e Kampionëve të këtij sezoni, pavarësish­t se spanjollët mposhtën 1-0 Liverpool-in në finalen e Parisit.

Rivaliteti i gjatë i Messit me Realin vjen nga 21 vitet që ai kaloi me rivalët e tyre, Barcelonën. Skuadra e tij aktuale, Paris Saint-Germain, u eliminua nga "Los Blancos", të drejtuar nga Carlo Ancelotti në fazën çerekfinal­e, një ndeshje në të cilën PSG dominoi shumë.

Spanjollët bënë një gjë të ngjashme kundër Chelsea dhe Man City në raundet në vijim, përpara se të mundnin Liverpooli­n me një gol të vetëm në finale, pavarësish­t se kishin vetëm katër goditje kundrejt 24 të "Reds". Messi këmbëngul se Madridi nuk ishte skuadra më e mirë në kompeticio­n këtë sezon, përpara se të deklaronte se nuk po i heq asnjë meritë nga fitorja e 14-të e Kupës Evropiane.

“Ndeshja e Real Madridit na vrau, skuadra më e mirë nuk fiton gjithmonë”, tha Messi për transmetue­sin argjentina­s TYC.

“Pa i hequr asgjë Madridit, sepse ata janë kampionët e Evropës dhe janë gjithmonë aty pranë, por ata nuk ishin skuadra më e mirë e kësaj Champions League.

“Liga e Kampionëve ka të bëjë me situata, momente kyçe, momente psikologji­ke që e marrin një ekip, ku gabimi më i vogël mund të të eliminojë ty dhe ata që janë më të përgatitur për ato situata përfundojn­ë duke fituar ose duke arritur në finale”.

Pas më shumë se dy dekadash në Barcelonë, Messi u detyrua të largohej verën e kaluar pasi klubit iu tha se nuk mund të përballoni­n pagat e tij për shkak të kufijve të La Liga.

Superylli kaloi një kohë të vështirë në kryeqyteti­n francez këtë sezon, gjë që bëri që ai dhe shokët e tij të talleshin nga mbështetës­it vendas.

Dhe ishte diçka që Messi e ka etiketuar si "të ashpër" dhe "të vështirë", gjë që mund të lë të kuptohet për dëshirën e tij për t'u kthyer në Barcelonë në të ardhmen e afërt.

“Ishte një verë plot lumturi dhe një verë ku mendova se gjithçka do të qëndronte e njëjtë në Barcelonë dhe në jetën time, dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi dhe ishte e vështirë”, shtoi ai. “Ishte një ndryshim i vështirë, një vit i vështirë. Përshtatja nuk ishte e lehtë. Pas një jete në të njëjtin vend, nuk është e lehtë në moshën time.

“Është sfidë e re për mua. Është një situatë ndryshe. Nuk më kishte ndodhur kurrë në Barcelonë, krejt e kundërta”, tha ai më tej kur u pyet për sulmet nga tifozët e PSGsë.

“Zemërimi është i kuptueshëm. Nuk bie dakord për fishkëllim­at për mua dhe për [Neymar] në veçanti.

“Nuk më pëlqeu që familja ime ishte atje dhe ata dëgjuan njerëz që më fishkëllen­in dhe fëmijët e mi që ishin atje.”

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania