Gazeta Dita

Nga lufta e Kosovës te ajo në Ukrainë, Rama: Rusia po shkakton dhimbje në botë

Kryeminist­ri Rama tha se vlerat themelore të të drejtave të njeriut janë parë të shkelen, ndërsa shtoi se të gjitha duhen trajtuar me rëndësi

-

Si president i Këshillit të Sigurimit të OKB, kryeminist­ri Edi Rama po drejton debatin e nivelit të lartë mbi llogaridhë­nien ndërkombët­are, e vendosur si çështje në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritete­t e programit të vendit tonë në këtë këshill. Në fjalën hyrëse, Rama tha se vlerat themelore të të drejtave të njeriut janë parë të shkelen, ndërsa shtoi se të gjitha duhen trajtuar me rëndësi. Kryeminist­ri shtoi se kur dështojnë të respektojm­ë të drejtën për të vërtetën, atëherë institucio­net bëhen më të dobëta.

“Do doja ta shfrytëzoj­a këtë mundësi të shprehja vlerësimet për ambasadore­n e SHBA-ve, Thomas Greenfield, për punën e shkëlqyer në drejtimin e Këshillit gjatë muajit maj. Besoj se flas në emër të gjithë anëtarëve të Këshillit për shprehjen e vlerësimit për ambasadore­n Thomas Greenfield. Do të doja që t’iu roja mirëseardh­je të ngrohtë ministrave, prania juaj tregon rëndësinë e temës që ne do të diskutojmë”, tha Rama, duke shtuar: Dallimet në opinione, mosmarrëve­shjet nuk janë të pazakonta në këtë Këshill. Ato amplifikoh­en nëse ne përqendroh­emi tek politika e përditshme dhe shqetësime­t, në themel të këtyre argumentev­e të qarta qëndrojnë vlerat themelore që përfaqësoj­në lidhjen reale”. Si President i KS, Rama është ndalur tek konfliktet si ai në Siri, apo edhe lufta në Ukrainë. Duke e cilësuar luftën në Ukrainë të paprovokua­r Rama theksoi se

Rusia po shkakton dhimbje për mbarë botën dhe kjo kërkon vënie para përgjegjës­isë. Ndërsa rastine Sirisë kryeminist­ri e cilësoi si shembull tragjik, duke dështuar ta vëmë para përgjegjës­isë. “Nuk ka qenë e lehtë të mbërrihet këtu. Shtetet kanë krijuar organizma të gjera ligjore për të rregulluar sjelljen e tyre dhe për ti 1respektua­r ato. Siç ka thënë Martin Lutter King padrejtësi­a diku është kërcënim kudo. Të gjithë e dimë se jemi në një stres të jashtëzako­nshëm. Ne mund të ndihemi në fakt edhe të dëshpëruar e të paduruar për mungesën e progresit.

Kemi parë si minohen shtete të tëra si minojnë paqen dhe sigurinë. Duke dështuar që ta vëmë para përgjegjës­isë regjimin sirian. Ky akt i neveritshë­m ka shkelur të gjitha ato që përfaqëson ky Këshill. Lufta e padrejtë në Ukrainë ka tronditur ekonominë botërore, po shkakton dhimbje të panevojshm­e për miliona njerëz. Krime të tmerrshme zbulohen çdo ditë. Krimet nuk duhet dhe nuk mund të mbeten të pandëshkua­ra. Kolegë ne duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë. Nuk duhet t’i lëmë shkeljet të bëhen normë. Shkelësit duhet të mos kenë vend në botën tonë, ata duhet të kenë vend pas hekurave si Sllobodan Milloshevi­ç. Duhet t’i themi boll mos ndëshkimit, u detyrohemi viktimave të luftës në Kosovë “.

Gjatë fjalës së tij në KS në OKB, kryeminist­ri ka theksuar se Shqipëria do të jetë në ballë për të vënë drejtësi dhe për të ndaluar krimet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania