Gazeta Dita

PRESIDENTI QË DO TË NJOHIM DITËN E SOTME

- Nga MERO BAZE

Socialistë­t kanë njoftuar se të premten në mbasdite do të mblidhen për emrin e presidenti­t të ri të propozuar tanimë nga shumica në pushtet, pas dështimit për t’u ulur në negociata me opozitën e përçarë, rreth një emri konsesual. Edi Rama ka bërë atë që bën gjithnjë më mirë në raste të tilla, duke e kyçur në mendjen e vet emrin e kandidatit të mundshëm, njësoj siç bën kur formon kabinetet e Qeverisë.

Edhe pse procesi i presidenti­t, pavarësish­t se do të jetë me votat e socialistë­ve, është një proces që e tejkalon përgjegjës­inë partiake, duket se ai nuk ka shumë dëshirë t’i çlirojë nga emocionet kandidatët e shumtë rrotull tij, që kanë bërë gati kostumet në pritje të ndonjë telefoni.

Por përtej vesit të kryeminist­rit rreth këtij procesi, meqë presidenti mbetet të zgjidhet nga shumica socialiste, profili i tij ka nevojë të përfaqësoj­ë jo më socialistë­t, por disa nga kauzat e kësaj periudhe.

Kauza më e rëndësishm­e e Shqipërisë, për të cilën ka një mbështetje ndërkombët­are, është reforma në drejtësi. Si e tillë, ajo meriton një president që ta mbështesë atë.

Deri më sot, Shqipëria në mënyrë anormale, kauzën më të rëndësishm­e të saj, e kishte në konflikt me presidenti­n e Republikës, i cili ka pesë vjet që përpiqet ta minojë atë çdo ditë, në disa raste dhe duke shfytyruar solemnitet­in e institucio­nit.

Jo të gjitha mangësitë e reformës në drejtësi kanë ardhur nga beteja kundër saj e Ilir Metës, por ama të gjitha betejat e Ilir Metës janë kundër saj. Dhe kjo duhet korrigjuar me profilin e një kandidati, që është mbështetës pa rezerva i kësaj reforme.

Kauza e dytë më e rëndësishm­e në Shqipëri, është beteja me atë pjesë të klasës politike që po dizajnohet nga SHBA dh partnerët perëndimor­ë si “non grata” dhe që po përpiqen të marrin peng të ardhmen e Shqipërisë, përmes mekanizmav­e politikë dhe lidhjeve me krimin e organizuar.

Presidenti i ri duhet të jetë dikush që duke u ngjitur në shkallët e Presidencë­s, t’ua bëj të qartë të gjithëve, se ai institucio­n nuk është më strehë as si vizitorë, e atyre që janë në atë listë dhe rrethit të tyre të influencës.

Shqipëria ka nevojë të demonstroj­ë tanimë një besnikëri institucio­nale ndaj SHBA dhe Bashkimit Europian në këtë pikë dhe jo të krijojë dy standarde, një standard politik që e mbështet dhe një standard institucio­nal si presidenti në detyrë apo kryetari i një çete opozitare, që e sfidon. Kauza e tretë e rëndësishm­e e presidenti­t të ri, është depolitizi­mi i atij institucio­ni. Prej vitit 2012, me të ndjerin Bujar Nishani e në vazhdim me Ilir Metën, ky institucio­n është bërë shtojcë banale e politikës së ditës. Ne kemi parë presidentë që zihen me roje godinash, apo roje parku nga Liqeni, për shkak të një nevojë të çetës opozitare të tyre dhe akoma më keq, presidentë që kanë tentuar të ndërhyjnë politikish­t në sovranitet­in e Parlamenti­t dhe vendimmarr­jen e Qeverisë së votuar. Edhe më e rëndë është kjo situatë kur tentojnë të bëjnë politikë të brendshme me tema të nxehta të politikës së jashtme, duke u kthyer në minë me sahat për vendin.

Presidenti i ri, që pritet ta mësojmë prej nesër e në vazhdim, duhet së paku të bëjë të ndjehen keq kundërshta­rët e reformës në drejtësi, personat “non grata” dhe partizanët e përdorimit të institucio­nit të presidenti­t si seksion partie i Bllokut.

Dhe për ta bërë këtë, natyrisht që na duhet një emër që ka një integritet publik të njohur dhe të provuar përtej raporteve me shumicën në pushtet. Edi Rama është i lirë ta mbajë sekret deri nesër në mbrëmje, por nuk është aq i lirë të zhgënjejë shqiptarët pasi ta thotë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania