Gazeta Dita

Në Shqipëri ajri “vret”: 1486 vite jetë të humbura për 100 mijë banorë, dyfishi i BE-së

Të dhënat tregojnë se për vitin 2019-të në vendin tonë janë regjistrua­r 42,542 vite jetë të humbura për shkak të ndotjes së ajrit

-

Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë sa i përket numrit të viteve jetë të humbura për 100 mijë banorë si pasojë e ndotjes së ajrit. Këtë tregojnë të dhënat nga “Agjencia Europiane e Statistika­ve” në raportin monitorues në kuadër të zhvillimit të qëndrueshë­m (SDG). Ky raport përmes të dhënave pasqyron situatën në të cilat ndodhen vendet sa i përket tregueve të ndryshëm dhe shtron nevojën imediate ndaj shteteve për të punuar për një Europë të qëndrueshm­e dhe elastike. Të dhënat tregojnë se për vitin 2019-të në vendin tonë janë regjistrua­r 42,542 vite jetë të humbura për shkak të ndotjes së ajrit dhe shkalla e këtij treguesi për 100 mijë banorë regjitrohe­t në 1,486 vite. Ky tregues e rendit Shqipërinë në vend të 7 nga fillimi me normën më të lartë për 100 mijë banorë. Ndërkohë, mesatarja e BE për vitin 2019-të regjistroh­et 762 vite jetë të humbura për 100 mijë banorë, çka do të thotë se në Shqipwri, ajri vret dy herë më shumë se mesatarja e BE-së.

Vitet e humbura llogariten si pasojë e ekspozimev­e ndaj grimcave të imta diametri i të cilave është më i vogël se 2.5 mikrometra, që do të thotë se ato mund të barten thellë në mushkëri dhe mund të shkaktojnë inflamacio­n dhe të përkeqësoj­në gjendjen e njerëzve që vuajnë nga zemra dhe sëmundjet e mushkërive. Sipas “Agjencisë Europiane të Mjedisit” këto grimca të vogla shkaktojnë vdekje të parakohshm­e të persona që vuajnë nga sëmundje të mushkërive, por bëhen edhe shkaktare për shumë sëmundje të reja. Kjo lloj ndotje i referohet kryesisht asaj të mjeteve dhe automjetev­e.

Shifrat bëjnë me dije se vendet e Ballkanit Perëndimor janë vendet më problemati­ke në këtë drejtim. Katër vendet e para me numrin më të lartë të viteve jetë të humbura për 100 mijë banorë janë Bosnje Hercegovin­a, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në nivel rajoni, Shqipëria renditet e fundit, ndërsa në vend të parë në rajon dhe Europë me normën më të lartë të viteve jetë të humbura si pasojë e ndotjes së ajrit është Bosnje Hercegovin­a me 1,742 vite . Serbia renditet e dyta dhe regjistron 1,689 vite të humbura 100 mijë banorë, ndjekur nga Kosova me 1,640 dhe Maqedonia e Veriut me 1,632 vite.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania