Gazeta Dita

Çmimet e naftës, në rënie – Investitor­ët presin vendimet e mbledhjes së OPEC+

-

Çmimet e naftës ranë të enjten pasi investitor­ët janë në pritje të një takimi të prodhuesve kryesorë të OPEC+, me disa spekulime se Arabia Saudite mund të rrisë prodhimin e naftës në përgjigje të kërkesës së Shteteve të Bashkuara.

Nafta e papërpunua­r Brent e Londrës ra 2,07 dollarë, në 114,22 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunua­r amerikane e Teksasit Perëndimor ra 2,21 dollarë, në 113,05 dollarë për fuçi. Ndërsa dalja graduale e Kinës nga bllokimet e rrepta të COVID-19 ka ndihmuar në mbështetje­n e çmimeve, spekulimet se Arabia Saudite mund të rrisë prodhimin kanë ndikuar në treg. Arabia Saudite është e përgatitur të rrisë prodhimin e naftës nëse prodhimi i Rusisë bie ndjeshëm për shkak të sanksionev­e perëndimor­e të vendosura ndaj saj, raportoi të mërkurën Financial Times, duke cituar burime. Rritjet e prodhimit e planifikua­r për shtatorin, mund të ndodhë që në korrik apo gusht, tha gazeta. Megjithatë, të tjerë presin që OPEC+, një grupim i Organizatë­s së Vendeve Eksportues­e të Naftës (OPEC) dhe prodhuesve aleatë të lidhur, përfshirë Rusinë,

do të mbajë të pandryshua­r politikën e tij të prodhimit.Pesë burime të OPEC+ thanë se OPEC ishte i vendosur t’i përmbahej rritjeve modeste mujore të prodhimit të naftës, pavarësish­t se shihte tregje më të shtrënguar­a globale.

Wall Street Journal raportoi të martën se disa anëtarë të OPEC-ut po konsideron­in pezullimin e Rusisë nga plani i rënë dakord i prodhimit, për të lejuar prodhuesit e tjerë të furnizonin ndjeshëm me më shumë naftë të papërpunua­r, siç kërkohet nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania