Gazeta Dita

Emigrantët, për katër muaj dërguan 18 milionë euro më shumë në Kosovë gjatë vitit 2022

Gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro në Kosovë. Emigrantët vazhdojnë të kontribuoj­ë në dërgimin e parave për familjet e tyre.

-

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë tregojnë se gjatë katër mujorit të parë të 2022-së, diaspora ka dërguar 18 milionë euro më shumë. Gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro në Kosovë.

Emigrantët vazhdojnë të kontribuoj­ë në dërgimin e parave për familjet e tyre në Kosovë.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë katër mujorit të parë të 2022-së, diaspora ka dërguar 18 milionë euro më shumë.

Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit prill me 110.1 milionë euro nga totali prej 351.5 milionë euro.

Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 219.9 milionë euro janë transferua­r me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale dhe kanaleve alternativ­e.

Ndërsa, sa i përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.

Nga Gjermania kanë ardhur 40 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 18.5 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8 për qind.

Gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro. Pavarësish­t masave të pandemisë COVID-19, vlera e sjellë në vendin tonë është 163.9 milionë euro më shumë se viti 2020.

Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar rreth 13 miliardë euro.

Sipas BB-së, pjesëmarrj­a e remitencav­e në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është rreth 20 për qind.

Shuma e remitencav­e të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro, 2020 – 980 miliard euro dhe 2021 – 1.14 miliard euro.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania