Gazeta Dita

‘Sekret shtetëror’: Historia pa lavdi e degradimit të flotës ajrore shqiptare

Aleati i vogël i NATO-s bleu një flotë të shtrenjtë helikopter­ësh “Cougar”, por nuk ia doli të garantojë mirëmbajtj­en e saj, duke cenuar sigurinë e pilotëve dhe efikasitet­in e forcave ajrore shqiptare

-

Mesditën e 27 majit në fshatin malor Shosh të Dukagjinit në skajin verior të Shqipërisë, një mision kontrolli për parcela ilegale kanabisi rrezikoi të kthehej në një tragjedi, pasi nënkomisar­i 54-vjeçar i policisë, Rrok Frroku u rrëzua dhe rrëshqiti në një humnerë.

Pas 12 orësh përpjekje, punonjësit e policisë dhe ato të forcave speciale RENEA arritën ta nxirrnin Frrokun e dëmtuar nga humnera. Por misioni i shpëtimit të tij zgjati më shumë se 24 orë dhe u realizua vetëm pas mbërritjes së një helikopter­i të misionit paqeruajtë­s KFOR nga Kosova. Një video e publikuar nga Policia e Shtetit tregon momentin kur Frroku, i ndihmuar nga një ushtarak i KFOR-it, tërhiqet me litarë në ajër drejt helikopter­it që fluturonte pak metra mbi terrenin e thepisur si dhe uljen e tij në oborrin e spitalit të Traumës në Tiranë.

Operacioni i së shtunës nuk është rasti i vetëm kur emergjenca­t civile dhe ushtarake në Shqipëri marrin zgjidhje falë ndihmës së aleatëve të huaj, pavarësish­t se vendi ka paguar një faturë të shtrenjtë për ngritjen dhe mirëmbajtj­en e kapacitete­ve të veta ajrore. Por arsenali më i kushtueshë­m ushtarak i Shqipërisë – i përbërë nga helikopter­ët “Cougar” – ndodhet sot jashtë kufijve të vendit dhe jashtë funksionit, në pritje të riparimit të defekteve.

Kapacitete­t operaciona­le ushtarake dhe kontratat e lidhura për qëllime të mirëfillta ushtarake janë të klasifikua­ra si “sekret shtetëror” në Shqipëri. Por BIRN siguroi dokumente ekskluzive dhe intervista­t me pilotë dhe ish-ushtarakë që tregojnë se të paktën prej 2018, Ministria e Mbrojtjes ka dështuar që të garantojë mirëmbajtj­en periodike të helikopter­ëve “Cougar”, duke cënuar sigurinë e pilotëve dhe efikasitet­in e forcave ajrore shqiptare.

“Mirëmbajtj­a e mjeteve ajrore ka qenë gjithmonë një temë e nxehtë,” i tha BIRN Altin Lama, një pilot veteran dhe ish-drejtues i shkarkuar i bazës ajrore të Farkës.

“Abuzimi dhe rritja fiktive e çmimeve për shërbimet e nevojshme sjellin rritjen e kostos së shfrytëzim­it në nivele të papërballu­eshme dhe si rrjedhojë lënien e mjeteve në tokë. Nga ana tjetër, qëndrimi në tokë për kohë të gjatë sjell si pasojë dyfishimin e shpenzimev­e të mirëmbajtj­es,” shtoi ai.

Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se helikopter­ët “Cougar” janë larguar nga Shqipëria për shërbimet e mirëmbajtj­es periodike, por nuk iu përgjigj nëse kishte aktualisht në gatishmëri ndonjërin prej tyre.

“FARSH ka kontribuar në operacione­t e Emergjenca­ve Civile, përfshirë mbështetje­n ajrore që për situata të veçanta si ajo e 2021 është përballuar edhe në bashkëpuni­m me partnerët,” tha Ministria e Mbrojtjes.

Protokolle­t e sigurisë duhet gjithashtu të ndjekin standardet e NATO-s; si për pjesët e këmbimit ashtu edhe për kompanitë e certifikua­ra. Në vitin 2014, Ministria e Mbrojtjes kontraktoi kompaninë italiane “Eurocopter Italia” të licensuar nga kompania prodhuese dhe vendosi ngritjen e qendrës së mirëmbajtj­es së helikopter­ëve në një hangar prej 200 metrash katrorë pranë aeroportit ndërkombët­ar të Rinasit.

Përveç flotës së helikopter­ëve “Cougar”, kontrata parashikon­te edhe mirëmbajtj­en e helikopter­ëve të tjerë të Forcave të Armatosura.

Kolonel Kuto Hasani, komandant i bazës ajrore të Farkës përgjatë viteve 2014-2019, sot ushtarak në lirim, i tha BIRN se procesi i mirëmbajtj­es funksionoi pa probleme për gati pesë vite në qendrën e hapur në Rinas.

“U bë kontratë afatgjatë me të drejtë rinovimi çdo vit dhe në muajin janar nxirrnim çfarë shërbimesh na duheshin dhe ata vinin kur na duheshin ne,” kujton Hasani për BIRN.

“Për pesë vjet qëndruan, pra mirëmbajtj­e dhe trajnim dhe ne ndërkohë trajnonim stafin se si të mirëmbahej,” shtoi ai. “Isha komandant i bazës ajrore dhe megjithëse ishin riparuar helikopter­ët, nuk ishin bërë pagesat,” kujton Hasani. “Pagesat nuk u realizuan as në shtator dhe as në tetor dhe fatura shkonte rreth 1 milion euro,” shtoi ai.

Konflikti u thellua edhe përgjatë vitit 2019, kur Shtabi i Përgjithsh­ëm i Forcave Ajrore ndërmori një audit financiar ndaj bazës që drejtohej nga Hasani mbi orët shtesë të teknikëve dhe pjesët e këmbimit të helikopter­ëve.

E ngecur mes kontratash që nuk zbatoheshi­n, Ministria e Mbrojtjes e prishi kontratën me “Eurocopter Italia” dhe lidhi një kontratë të re mirëmbajtj­eje me kompaninë franceze “Airtelis”, e cila sipas Hasanit nuk ishte e licensuar nga kompania prodhuese “Airbus Helicopter­s”.

Një problem i dytë lindi shumë shpejt; helikopter­ët duhej të transporto­heshin me maune në Francë për remont.

Kontrata mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë franceze “Airtelis” u firmos më 10 tetor të vitit 2019 me një kosto prej 435 mijë eurosh. Mes helikopter­ëve të planifikua­r për t’u riparuar ishte edhe Cougar-i më i kushtueshë­m i konfigurim­it Combat SAR, që mban numrin e kabinës 631. Pas 282 orësh fluturimi në Shqipëri, helikopter­i u dërgua me maune në Francë për remont. Por më 29 korrik 2020, ndërsa ishte në rrugën e kthimit pas ri

parimit, helikopter­i me dy pilotë dhe dy teknikë në bord u detyrua të bënte një ulje emergjente në Itali.

Njëri prej anëtarëve të ekuipazhit i tha BIRN në kushtet e anonimatit se fluturimi kishte shkuar mirë deri në Firence, por pas tre orësh, ata vërejtën me shqetësim rritjen e temperatur­ës në kabinë. Ekuipazhi e lajmëroi në kohë problemin dhe nuk u hap alarmi SOS.

Ata mundën ta ulnin helikopter­in në një fushë me grurë pranë qytezës Poppi në komunën e Arezzos në Italinë e Veriut.

“Nuk të shkon mendja asgjë, vetëm të ulesh,” tha një anëtar i ekuipazhit duke kujtuar momentet e vështira.

“Kur mbërritëm, përqafuam njëritjetr­in që nuk shkaktuam asnjë pasojë,” shtoi ai.

Prej korrikut 2020, helikopter­i Combat SAR ka mbetur në një magazinë zjarrfikës­esh në Itali dhe po i sjell vendit kosto të tjera shtesë për t’u inspektuar dhe riparuar. Më 26 prill 2021, Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë prej 112 mijë eurosh me kompaninë italiane “Helicopter­s Italia” për inspektimi­n e defektit që shkaktoi uljen e detyruar, ku bëjnë pjesë edhe shpenzimet e stacionimi­t. Përmes një raporti auditi, KLSH e ka vlerësuar shumën e mësipërme si një dëm ekonomik dhe kërkon që ajo të zbritet nga pagesa për kompaninë franceze “Airtelis”.

Ndërkohë, për pilotët e forcave ajrore, ngjarje të tilla janë burim pasigurie dhe rreziku.

“Ne nuk ngrihemi në ajër pa pyetur ‘a do vish me mua’ – e pyesim përherë ekuipazhin,” tha pjesëtari i Forcës Ajrore me të cilin foli BIRN, duke theksuar rrezikun me të cilën përballen ekuipazhet për shkak të mungesës së remontit.

“Dyshoj se kompania nuk i kishte kryer punimet siç duhej të bëheshin,” aludoi ai për defektin që e uli helikopter­in “Cougar” në Itali.

 ?? ?? Helikopter­i Cougar i Forcave Ajrore bën ulje të detyruar në Arezzo, Itali
Helikopter­i Cougar i Forcave Ajrore bën ulje të detyruar në Arezzo, Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania