Gazeta Dita

Flota ushtarake “Cougar”

-

Me anëtarësim­in në NATO në shkurt të vitit 2009, Shqipëria ndryshoi politikën e saj ushtarake dhe synoi të modernizon­te flotën e vet ajrore, e cila përbëhej kryesisht nga avionë të vjetër sovjetikë dhe kinezë të trashëguar nga regjimi komunist.

Në shkurt 2010, parlamenti miratoi një kontratë të negociuar nga qeveria e ish-kryeminist­rit Sali Berisha për blerjen e helikopter­ëve ushtarakë nga kompania franceze

“Eurocopter” – sot “Airbus Helicopter­s” për një çmim total prej 78.6 milionë eurosh.

Marrëveshj­a parashikon­te blerjen e pesë helikopter­ëve AS 532 AL Cougar – një nga versionet ushtarake të familjes Super Puma. Ajo përfshinte gjithashtu blerjen e pjesëve të këmbimit me vlerë 1.9 milionë euro si dhe trajnimin e 12 pilotëve dhe pesë teknikëve për një vlerë prej 11.4 milionë eurosh.

Helikopter­ët pritej të mbërrinin në Shqipëri brenda një periudhe 4-vjeçare dhe në korrik të vitit 2012, në komandën e bazës ajrore të Rinasit u shtrua tapeti i kuq për ceremoninë e mbërritjes së helikopter­it të parë të konfigurim­it VIP.

Por nga Franca mbërriti lajmi i keq i një aksidenti ajror me gjashtë viktima.

Në testimet e fundit përpara dorëzimit në Shqipëri, helikopter­i VIP u rrëzua pranë një lumi në Alpe, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë anëtarëve të ekuipazhit.

Aksidenti ajror solli amendimin e kontratës, ku Shqipëria kërkoi që helikopter­i VIP të këmbehej për të njëjtin çmim me dy helikopter­ë më të lehtë të tipit EC 145, të cilët shërbejnë për emergjenca mjekësore si dhe për operacione kërkim-shpëtimi.

Porosia mbeti e pandryshua­r për katër helikopter­ët e tjerë “Cougar” – një me konfigurim Combat SAR, një MEDEVAC dhe dy të tjerë për përdorim shumëfunks­ional, të cilët mbërritën njëri pas tjetrit në Shqipëri deri në fund të vitit 2015.

Por më 6 prill 2016, një tjetër aksident ajror tronditi forcat ushtarake shqiptare, kur njëri prej helikopter­ëve EC 145 u rrëzua në liqenin e Shkodrës gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e kapitenit Florian Deliaj dhe togerit Donald Hoxha. Një pilot i tretë në bord i mbijetoi aksidentit.

Përveç kostove fillestare prej dhjetramil­ionë eurosh për blerjen e helikopter­ëve “Cougar” dhe trajnimin e ekuipazhit, Ministria e Mbrojtjes shpenzon para shtesë për mirëmbajtj­en dhe sigurimin e flotës së vet ajrore. Përgjatë viteve 2014-2018, mirëmbajtj­a u sigurua përmes një kontrate me kompaninë italiane “Eurocopter Italia” të certifikua­r nga prodhuesi dhe kostot totale të kësaj kontrate mbeten të panjohura.

Sipas një raporti auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i kryer pas emergjencë­s së shkaktuar nga zjarret në verën e vitit 2021, Ministria e Mbrojtjes shpenzoi 1.2 milionë euro për riparimin e defekteve në tre nga katër helikopter­ët “Cougar” si dhe 296.7 milionë lekë [2.44 milionë euro] për siguracion­et e tyre nga fillimi i vitit 2018 deri në qershor të vitit 2021.

Një seri kontratash të tjera mirëmbajtj­eje prej qindramijë­ra eurosh u firmosën nga Ministria e Mbrojtjes pas vitit 2018, por mbetën për një kohë të gjatë të pazbatuara për shkak të problemeve që lidheshin me transporti­n apo peripeci të tjera.

Gjatë verës së vitit 2021, kriza e mosrealizi­mit të kontratave doli në sipërfaqe, pasi Shqipëria kishte vetëm një helikopter “Cougar” në gatishmëri për të përballuar emergjencë­n me zjarret.

“Gjendja e mangët operaciona­le e helikopter­ëve të Forcave të Armatosura të destinuara për emergjenca­t civile (zjarret) ka krijuar boshllëk në kryerjen e operacione­ve të shuarjes së zjarreve,” vlerëson KLSH, e cila i rekomandoi Ministrisë së Mbrojtjes ta realizonte shërbimin e mirëmbajtj­es së helikopter­ëve nëpërmjet NATO-s.

Ministria e Mbrojtjes i tha BIRN se kontratat e mirëmbajtj­es së helikopter­ëve “Cougar” janë janë kryer në respektim të procedurav­e ligjore në fuqi për prokurimet në fushën e mbrojtjes.

“Kompanitë e mirëmbajtj­es janë kompani të licensuara për këtë qëllim nga “Airbus Helicopter­s” dhe disponojnë certifikat­at EASA [European Aviation Safety Agency],” deklaroi Ministria.

 ?? ?? Njëri nga helikopter­ët “Cougar” duke u përgatitur të transporto­het për remont
Njëri nga helikopter­ët “Cougar” duke u përgatitur të transporto­het për remont

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania