Gazeta Dita

Largimi i ushtarakëv­e

-

Problemet me mirëmbajtj­en e helikopter­ëve “Cougar” nuk janë të vetmet me të cilat përballen forcat ajrore shqiptare. Paralelish­t, një pjesë e pilotëve veteranë dhe teknikëve të trajnuar në kurse të shtrenjta në Britaninë e Madhe dhe Francë janë larguar tashmë nga flota.

Një nga ish-zyrtarët e lartë, i larguar nga forcat e armatosura i tha BIRN në kushtet e anonimatit se shteti shqiptar nuk kishte mundur t’i mbante specialist­ët, ndonëse kishte paguar shtrenjtë për trajnimin e tyre.

“U përzgjodhë­n efektivët fluturues nga një instruktor anglez… dhe me lekët e shtetit shqiptar u dërguan në Angli. Mbaroi trajnimi në mënyrë shembullor­e dhe me lekët e shtetit shqiptar u dërguan në Francë për specializi­min për tipin e veçantë Cougar nga Eurocopter, atje ku u prodhua,” shpjegoi ish-zyrtari.

Si pasojë, stafi prej 12 pilotësh dhe pesë teknikësh që u trajnuan për pilotimin e helikopter­ëve “Cougar” thuajse është përgjysmua­r. “Kemi mbetur gjashtë pilotë të Cougar-ve dhe dy teknikë nga ai grup. Të tjerët janë larguar,” i tha BIRN njëri prej pilotëve që vazhdon të punojë për forcat ajrore të Shqipërisë.

Altin Lama është njëri prej pilotëve që kaloi dy cikle të plota trajnimi si pilot dhe instruktor i helikopter­ëve “Cougar” nga kompania Airbus në Francë dhe si pilot SAR në Angli. Pas shkarkimit nga forcat e armatosura, ai punon me kohë të pjesshme si përkthyes i telenovela­ve turke në një televizion kombëtar.

Lama tha se gjendja e tij ekonomike është tani më e mirë se në kohën kur punonte si ushtarak, por nënvizon se shteti ka dalë krejtësish­t i humbur nga largimi i specialist­ëve.

“Mendoj se largimi apo demotivimi i specialist­ëve nga papërgjegj­shmëria e drejtuesit politik të radhës dëmton më shumë shtetin që investon për zhvillimin e personelit se sa individin që largohet,” përfundoi ai.

 ?? ?? Dy helikopter­ë “Cougar” u dërguan për remont në Poloni më 2 mars 2022, më shumë se një vit pas firmosjes së kontratës së mirëmbajtj­es
Dy helikopter­ë “Cougar” u dërguan për remont në Poloni më 2 mars 2022, më shumë se një vit pas firmosjes së kontratës së mirëmbajtj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania