Gazeta Dita

Lulishtja u zaptua për hotel, sekuestroh­en 10 mijë m2. Në kërkim ish-kreu i Kadastrës dhe 2 biznesmenë­t

-

Zbardhet skema intriguese e përvetësim­it dhe tjetërsimi­t të lulishtes së famshme buzë detit dhe aq të lakmuar. Ardian Kola, ish-drejtor tashmë në arrati, akuzohet se drejtoi skemën për llogari të vëllezërve Muçobega, edhe këtë në kërkim, gjatë periudhës 2019-2020. Këta të fundit e shitën tek tre ndërtues të tjerë, të arrestuar. Të implikuar drejtori Urbanistik në Bashki, juristja e ASHK dhe noteri, në total 10 të implikuar nën akuzë. Një zinxhir i gjatë falsifikim­esh, vulash e firmash në zyrat e shtetit, me vlerë e përfitim disa milionë euro

Zbardhen detaje të reja dhe me interes publik nga dosja për abuzimet në tjetërsimi­n e lulishtes së Sarandës dhe kthimin e saj në ndërtime, ku të implikuar janë zyrtarë vendorë të Bashkisë, Kadastrës, noterë dhe biznesmenë, në një zinxhir të gjatë falsifikim­esh, firmash dhe vulash. Prokuroria e Sarandës konfirmoi se sekuestroi ‘kantierin e ndërtimit’ me sipërfaqe mbi 10 mijë m2 tokë, kurse në kërkim shpalli 2 biznesmenë dhe ish-kreun e Kadastrës Sarandë. Bëhet fjalë për investitor­ët Behar dhe Bedri Muçobega, si dhe ish-drejtuesi i ASHK Sarandë, Ardian Kola, që kanë drejtuar skemën e përvetësim­it dhe më pas tjetërsimi­t, duke e dhënë tek disa persona për ndërtim.

Behar Muçobega akuzohet për falsifikim dokumentas­h dhe Bedri Mucobega akuzohet për pastrim i produkteve të veprës penale, ose veprimtari­së kriminale. Ndërkohë ish-drejtori Ardian Kola, si i përfshirë gjatë periudhës maj 2019-korrik 2020. Pas hetimeve për tjetërsimi­n e pronës shtetërore, Prokuroria e Sarandës ka sekuestrua­r sipërfaqen e tokës prej 10 230 m2, në Turizëm-Kanal i Çukës-Sarandë, në afërsi të vijës bregdetare. Nën hetim dhe të ndaluar janë në total 10 persona, të dyshuar për veprat penale “shpërdorim i detyrës” dhe pastrimi i parave, ku 6 prej tyre u ndaluan të mërkurën gjatë një operacioni. Policia u ka vënë prangat drejtorin aktual të Urbanistik­ës në Bashkinë e Sarandës, Pandi Zhonga, së bashku me juristen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj, si dhe Aleko Anagnostin, noter. Gjithashtu dhe personat që përfituan nga ky tjetërsim pronash. Bëhet fjalë për Fredi Mërkurin, Valter Llomin dhe Argonida Canaj. Ata akuzohen për falsifikim dokumentes­h, me të cilat kanë përfituar edhe tokën, ku po ndërtonin, teksa pretenduan se e kanë blerë nga persona të tjerë dhe nuk kanë qenë vetë të përfshirë në skemën abuzive.

Çfarë thotë Prokuroria e Sarandës dhe sekuestro e tokës

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në kuader të procedimit penal Nr. 605 të vitit 2020, pas zbatimit të urdhërave të ndalimit, ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Sarandë caktimin e masës së sekuestros preventive në lidhje me pasuritë objekt hetimi, të cilat dyshohet se jane regjistrua­r në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë mbi bazën e dokumentav­e të falsifikua­ra. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarandë me vendimin Nr.50 dt. 02.06.2022, ka vendosur caktimin e masës së sekuestros preventive për një siperfaqe toke prej 10 230 m2, ndodhur në

Turizëm-Kanal i Çukës Sarandë, në afërsi të vijës bregdetare. Në vazhdim, organi i akuzës po vijon punën për vleftësimi­n në gjykatë të urdhërave të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë për 10 persona të dyshuar për veprat penale “shpërdorim i detyrës” parashikua­r nga neni 248 i Kodit Penal, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale’ parashikua­r nga neni 287 i Kodit Penal, ‘falsifikim­i i dokumentev­e’ parashikua­r nga neni 186/2 i Kodit Penal. Në këtë veprimtari dyshohet se janë të përfshirë nënpunës shtetërorë, biznesmenë dhe shtetas të tjerë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Prokuroria thekson se ka hetuar për gati dy vite, po aq sa ka zgjatur dhe skema e dyshuar për tjetërsim.

Vëllezërit Muçobega mësohet se janë edhe biznesmenë, pasi kanë në pronësi një hotel në bregdet, ndërkohë që shisnin edhe tokën e përfituar me falsifikim­e. Si u vu skema në zbatim dhe të implikuari­t

Gjatë hetimeve të kryera, prokuroria e Sarandës konstatoi se të gjithë këta persona kanë kryer bashkërish­t tjetërsimi­n e pronësisë së tokës. Përfituesi­t e tokave përmes dokumentev­e të falsifikua­r në fillim ishin Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, të cilët janë vënë në pranga. Këta të tre tokën e kanë shitur dhe dy biznesmenë­t duke bashkëpunu­ar dhe me noterin. Por përmes falsifikim­it është kryer

dhe miratimi i lejes së ndërtimit nga bashkia e Sarandës. Dy biznesmenë­t Behar dhe Bedri Muçobega, 40 dhe 51 vjec, vëllezër, kanë akuza të ndryshme. Kurse ish-drejtori Ardian Kola, ka qenë edhe kryetar i degës së Partisë Socialiste në Sarandë, në periudhën maj 2018 – tetor 2020. Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimi­t shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës. Por përmes falsifikim­it të dokumentav­e, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimi­t më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katrorë, është tjetërsuar tashmë te persona të tretë, të cilët tashmë janë në prangat e policisë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania