Gazeta Dita

Vrau bashkë me vëllanë 2 persona në vitin 1997 për karambolim­in, SHBA sjell në pranga ish-policin e dënuar me 23 vite burg

-

Interpol Tirana sjell nën pranga nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një të shumëkërku­ar të dënuar me 23 vite burgim në mungesë, që kishte ekzekutuar 2 persona në bashkëpuni­m, gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri. Tomor Çela, 56vjeç, është deportuar ditën e djeshme dhe do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare. Ish-polici Çela është i dënuar me 23 vite burg pasi bashkë me vëllanë, kanë vrarë Elton Danin dhe Ledian Hoxhën. Policia e Shtetit bëri me dije se ekstradimi është kryer si rezultat i një operacioni 1-vjeçar, të kryer në bashkëpuni­m nga Interpol Tirana, me Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara

në Tiranë. Vendimi i Gjykatës që e shpalli në kërkim Tomor Çelën është marrë që më 24 shkurt 2014, e cila i dha 23 vite heqje lirie për veprat penale “vrasja me paramendim” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”. Sipas dosjes hetimore rezulton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në 27 nëntor 1997, në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë. Pak ditë para krimit, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, i ndjeri Elton Dani. Kjo ka qenë fillesa e konfliktit që përfundoi me dy të vrarë. Tomorr Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg. Ky vendim u la në fuqi në Apel, por në vitin 2011 Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim dhe më pas dënimi u zbut vetëm me një vit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania