Gazeta Dita

Gazetari Hoxha në “Opinion”: Dumani ka dëshmuar se Ilir Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit socialist!

-

Ndërsa buja e operacioni­t “Plumbi i artë” ende nuk është mbyllur, të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani, i akuzuar si kreu i një skuadre vrasësish me pagesë, po publikohen nga hetimi. Gazetari Artan Hoxha tha mbrëmë se i prenduari i drejtësisë Dumani, ka dëshmuar se Presidenti Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti. Në emisionin “Opinion”, Hoxha u shpreh se kjo dëshmi duhet të verifikohe­t nga Prokuroria, teksa shtoi se ngjarja ka ndodhur siç ka deklaruar Dumani, ndërsa deri më tani ende nuk ka një autor të arrestuar.

“Kemi një grup personash të penduar që kanë dëshmuar, por dëshmitë e tyre kanë qenë të një niveli që dhe vet brenda prokurorëv­e të SPAK kanë krijuar probleme. Nuredin Dumani ka shkuar deri aty që një nga tre personat më të fuqishëm sot, politika, ka porositur vrasjen për të vrarë vëllanë e një deputeti, vrasja është bërë. Pra, një nga tre politikanë­t më të fuqishëm që janë sot ka porositur vrasjen. Unë kam rezerva për këto. Bëhet fjalë pë një ngjarje në vitin 2017, gjatë fushatës elektorale dhe mbas fushatës ka ndodhur vrasja e një përfaqësue­si politik. Ka qenë dhe përfaqësue­s edhe në këshill, është vrasje pa autorë. Sipas Dumanit, kjo vrasje është porositur nga një politikan i rëndësishë­m dhe është vrarë vëllai i një deputeti të PS. Këto gjëra duhen verifikuar.

Dumani thotë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS. Nuredini thotë se personat që kanë lidhje me këtë ngjarje kam njohje. Ai thotë se ka folur me një person, e ai më ka thënë kështu. Unë nuk e besoj, por po të ketë ndodhur kjo, është e rëndë. Fakt është se Aleksandër Ndoka është vrarë dhe ne nuk e dimë se kush e ka vrarë. Ai u vra në derën e shtëpisë. Ai ka folur dhe për politikanë të tjerë. Prokuroria duhet ta verifikojë”, tha Hoxha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania