Gazeta Dita

KPK e konfirmon në Vetting, prokurori Bonjaku e pret me ‘baticë emocionale’ dhe puth bashkëshor­ten në sallë

-

Rikonfirmi­mi në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ditën e djeshme, është bërë shkak për një ‘baticë emocionale’ që përfshiu prokurorin e Krujës, Florian Bonjaku. Sapo mësoi përgjigjen pozitive për ‘kalimin e klasës’ në Vetting, ai nuk u përmbajt dot duke dalë nga statura e juristit, pavarësish­t vendit ku ndodhej dhe shkoi të bashkëshor­tja, duke e përqafuar dhe puthur atë. Një gjendje humane kjo normale, por që u prit me interes nga të pranishmit dhe media, duke publikuar momentet ‘delikate’ apo shoqëruar me ndonjë buzëqeshje nga të pranishmit. Bonjaku u pa si i aftë për të vijuar detyrën nga një trupë vlerësimi e përberë nga Xhensila Pine, Olsi Komicin dhe Valbona Sanxhktari. Komici tha gjatë relatimit se Bonjakut i ishte kaluar barrë prove për “cënimin e besimit të publikut te drejtësia”, në lidhje me një kontratë shit-blerjeje me vjehrrin dhe vjehrrën, që prokurori pranoi se ishte bërë vetëm formalisht me qëllim marrjen e një kredie. Komici tha se Bonjakut i ishin kërkuar shpjegime në transaksio­net e bëra cash për shitjen e një apartament­i 9.6 milionë lekë dhe blerjen e një apartament­i për 8.9 milionë lekë. Bonjakut po ashtu iu kërkuan shpjegime në lidhje me zbutjen e akuzës ndaj një personi të arrestuar për kultivim narkotikës­h, por të dërguar në gjykim për “moskallëzi­m krimi”. Bonjaku këmbënguli se kontrata me familjen e bashkëshor­tes nuk kishte dëmtuar askënd dhe se kishte qenë e vetmja formë që ai dhe familja të bëheshin me shtëpi. Tre herë gjatë seancës, të pranishmëv­e, kryesisht familjarë të Bonjakut, iu bënë me dije rregullat, përfshi kërkesën specifike për të mos fotografua­r apo filmuar gjatë seancës. Ndërkohë i pranishëm në sallë në pjesën e publikut ishte edhe rektori i Universite­tit të Tiranës, Artan Hoxha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania