Gazeta Dita

Policit i hedhin shtëpinë ne erë me tritol, shpëton familja. Vuka: S’kam konflikte, dyshoj për detyrën!

-

Sulmet ndaj oficerëve blu kthehen në ‘trend’ alarmues në qytetin verior, i katërti rast radhazi në disa javë. Besohet se ka lidhje edhe me operacione­t antikanabi­s në Dukagjin. Persona të paidentifi­kuar i vendosën sasi të madhe eksplozivi shtëpisë dhe makinës së Pëllumb Vukës, dëme të shumta materiale, asnjë i lënduar. Efektivi i Komisariat­it dëshmon për kolegët se nuk ka asnjë konflikt jashtë pune. Pista kryesore, për shkak të detyrës.

Fati duket se ka shpëtuar jetët e familjes së një efektivi policie në Shkodër. Persona ende të paidentifi­kuar hodhën në erë me eksploziv banesën gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, ku rreth orës 02:25, shpërthimi tronditi familjen e policit Pëllumb Vuka. Pranë murit të banesës, në fshatin Hot i Ri, shpërtheu tritoli që la gjurmë të dukshme dhe dëme të konsiderue­shme. Banesa ishte në pronësi të 49-vjeçarit, oficer policie në Komisariat­in e Policisë Shkodër. Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip “Benz”, i parkuar para banesës. Vuka u shpreh për kolegët se në momentin e shpërthimi­t ka qenë në shtëpi së bashku me familjen.

Pista kryesore e hetimit të shpërthimi­t me tritol është për shkak të detyrës, që i qëndron edhe vetë Vuka, pasi mohoi të ketë konflikte të tjera personale apo për pronësi. “Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifiki­min dhe kapjen e autorit/ ve”, thuhet në njoftimin zyrtar. Efektivi u shpreh se familja është e tronditur nga ngjarja dhe në panik nga shpërthimi që shkatërroi tërësisht dyer, dritare dhe muret ballore ku u vendos eksplozivi. Po për fat të mirë nuk pati të lënduar. Paraprakis­ht nuk ka të dhëna që efektivi të jetë përfshirë edhe në ndonjë incident, shkelje apo përplasje në veprime arbitrare, teksa skeda në Komisariat është e pastër. Hetuesit përjashtoj­në edhe një inskenim, për shkak se sasia e eksplozivi­t ka qenë e madhe dhe me rrezik jete për të pranishmit. Ky është rasti i katërt brenda pak javësh që oficerët e policisë së Shkodrës bien pre e sulmeve. Më 20 maj, u vendos tritol në lokalin në pronësi të efektivit Ndrek Rasa, 46 vjeç. Më 27 prill u dogj makina e Dritan Turhanit, në lagjen “Perash”, ndërsa më 14 maj makina e Sokol Kroni, në lagjen “Tre Heronjtë”. Të gjitha këto ngjarje janë ende pa autorë. Vetë disa prej efektivëve thanë se sulmet mund të kenë lidhje edhe me pjesëmarrj­en e tyre në operacione­t e policisë vendore për antikanabi­sin në Dukagjin. Duket se qëllimi i tyre nuk është të kryejnë vrasje, por t’i paralajmër­ojnë për ndonjë përplasje që mund të kenë pasur më parë, që shpesh-herë vjen për shkak të detyrës, por edhe aksioneve.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania