Gazeta Dita

Dy të maskuarit me armë lidhin e dhunojnë çiftin e moshuar, marrin 30 mijë euro. Aksidentoh­en me fuoristrad­ën e pensionist­ëve, lënë shumë gjurmë drejt Malit të Zi

-

Një çift të moshuarish u sulmua dhe dhunua barbarisht në grabitje nga një grup personash të maskuar, në Vermosh të Malësisë së Madhe. Autorët duket se kanë qenë në ndjekje të presë së tyre dhe vepruan orët e para të ditës së djeshme, ku lidhën çiftin dhe grabitën 30 mijë euro në banesën e Tom Tinajt. Dy personat e armatosur, përveç parave kanë marrë dhe sende të tjera me vlerë, ndërsa kur janë larguar, kanë grabitur makinën fuoristrad­ë të Tinajt. Bashkëshor­tja e kryefamilj­arit, Miri Tinaj, dha për mediat edhe shpjegimin e saj për ngjarjen e rëndë. Tregon momentet e tmerrit të përjetuara pas mesnatës, teksa thekson se autorët kanë hyrë brenda me automatikë, duke lidhur e dhunuar më parë burrin, dhe pastaj edhe atë. “Kanë ardhur dy persona të maskuar dhe me automatikë në duar. Kanë lidhur burrin të parin dhe unë qëndrova më shumë e lirë, por më pas më rrahën dhe më lidhen edhe mua. Më thanë ku i keni paratë. Ne i thamë që nuk kemi, por ata na dhunuan dhe pastaj i treguam. Kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar duke na lënë të lidhur. Unë jam dëmtuar

më shumë ndaj edhe kam ardhur në spital. Kemi qëndruar për rreth një orë e gjysëm të lidhur dhe unë kam ecur duke u zvarritur, derisa kam shkuar në kuzhinë. Aty kam marrë një thikë dhe jam liruar. Kam njoftuar komshinjtë dhe më pas edhe policinë. Policia duke ardhur rrugës ka hasur me automjetin e aksidentua­r,

që na kanë marrë autorët nga oborri i shtëpisë. Ne kemi pasur goxha para,

sepse ka marrë burri kursimet e pensionit, lekët që na kanë sjellë djemtë, plus edhe kemi punuar duke shitur prodhimet tona. Pasi kanë marrë paratë dhe sendet e argjendta janë larguar”, shprehet gruaja e traumatizu­ar. Policia beson se autorët janë persona që jetojnë

në zonë dhe kanë pasur njohuri se çifti jetonte vetëm dhe kishte të ardhura nga fëmijët emigrantë dhe nga puna e tyre si fermerë. Deri dje në mbrëmje ishin kryer të paktën 10 shoqërime e kontrolle banesash, por ende asnjë i arrestuar. Policia tha se në makinën e aksidentua­r janë gjetur disa gjurmë biologjike me rëndësi dhe se autorët besohet se nuk janë shumë profesioni­stë, teksa priten rezultatet daktilosko­pike nga laboratori dhe ato biologjike, për të zbuluar identitete­t. Rezulton se pas aksidentit ata kanë marrë një tjetër mjet, duke ndjekur aksin e pikës kufitare të Grabomit. Aty kanë braktisur automjetin dhe kanë ikur në këmbë në drejtim të Malit te Zi.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania