Gazeta Dita

SPAK bën bilancin e Majit: Të pandehur për korrupsion 19 persona, 6 dosje në gjyq me 27 të pandehur. Mbi 3,5 mln euro dhe asete të sekuestrua­ra!

-

Prokuroria e Posaçme Antikorrup­sion publikoi dje rezultatet e punës gjatë muajit maj të këtij viti. Në bilancin e SPAK rezulton se falë hetimit dhe punës së këtij institucio­ni, janë dërguar për gjykim

27 të pandehur, ndërsa janë arrestuar 50 të tjerë. “Janë paraqitur 15 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve. Janë regjistrua­r 22 procedime penale, me 15 persona nën hetim, nga të cilët 11 procedime me 11 persona nën hetim për vepra penale që lidhem me krimin e organizuar dhe 11 procedime me 4 persona nën hetim për vepra penale që lidhen me korrupsion­in. Janë dërguar për gjykim 6 procedime penale me 27 persona të pandehur, nga të cilat, 1 procedim me 8 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime me 19 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsion­in.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 44 personave nën hetim. Pas kërkesave përfundimt­are të prokurorëv­e të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 4 vendime themeli, duke deklaruar 50 të pandehur fajtorë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Gjithashtu u publikuan edhe të dhënat e bazuara në ligjin për goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsion­it dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë, duke sqaruar se janë konfiskuar 3,4 mln euro, 80 mijë franga zvicerane, 500 m2 tokë në bregdet. “Janë ekzekutuar 10 vendime penale të formës së prerë, ndaj 29 personave të dënuar. Nga prokurorët e posaçëm janë miratuar 35 vendime për miratim takimesh të paraburgos­urve me familjarët. Janë vendosur 3 persona në regjim të posaçëm mbikëqyrje në ambientet e vuajtjes së dënimit. Janë vënë në ekzekutim 5 letër-porosi të ardhura nga autoritete­t e huaja gjyqësore dhe janë dërguar 7 letër-porosi për ekzekutim autoritete­ve të huaja”, mbyllet njoftimi për çështjet e tjera që trajton akuza.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania