Gazeta Dita

1 NË 3 SHQIPTARË NUK DENONCOJNË TEK AUTORITET DHUNËN NDAJ FËMIJËVE

-

Dhuna vijon te jetë prezente në jetën e fëmijëve kudo në Shqipëri dhe komuniteti ende është shumë larg kulturës së denoncimit të saj! Gjetjet paraprake të Raportit të CRCA/ECPAT Shqipëri, për herë të parë sjellin një vëzhgim të detajuar mbi qëndrimet, pranueshmë­rinë dhe reagimin e komuniteti­t përkundrej­t dhunës ndaj fëmijëve

Gjetjet paraprake të Raportit të CRCA/ECPAT Shqipëri “Angazhimi i Komuniteti­t për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna”, për herë të parë sjellin një vëzhgim të detajuar mbi qëndrimet, pranueshmë­rinë dhe reagimin e komuniteti­t përkundrej­t dhunës ndaj fëmijëve

Raporti u zhvillua në bashkëpuni­m me Fondacioni­n për të Drejtat e Fëmijëve në Hungari, me pjesëmarrj­en e Shqipërisë, Moldavisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Studimi në të dhënat paraprake të tij, përcjell realitet shqetësues për sa i përket qëndrimit të prindërve dhe të gjithë komuniteti­t kundrejt dhunës ndaj fëmijëve.

Pothuaj 60% e të anketuarve mendojnë se është e pranueshme goditja e fëmijës në të ndenjura, me shpullë në fytyrë ose në trup.

Më shumë se 50% e të anketuarve e pranojnë kur prindërit i bërtasin ose i ulërijnë fëmijës ose e thërrasin fëmijën me fjalë ofenduese.

Të paktën 20% pranojnë nga prindërit rrahjen e fëmijës me rrip, shkop ose ndonjë send tjetër të fortë.

Rreth 40% e qytetarëve janë indiferent­ë përballë dhunës të çfarëdollo­j forme ndaj fëmijëve. Thuajse 25% e qytetarëve nuk do ta denonconin një rast dhune ndaj fëmijëve tek autoritete­t.

Të rriturit pranojnë se thuajse gjysma e tyre ndikohen në ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve të tyre prej bashkëshor­tit/bashkëshor­tes, ndërsa 33% e prindërve ndikohen nga mësuesit/et kur kërkojnë të godasin fëmijët e tyre.

Ndërsa për sa i përket dhunës seksuale ndaj fëmijëve, vetëm 44% e qytetarëve do ta denonconin rastin në polici. Studimi u krye në një periudhë disa mujore me një kampion prej 274 të rritur: 89% gra dhe 11% burra. Mosha e tyre u shtri nga 18 vjeç deri në 65+, por shumica e të anketuarve përbëhej nga mosha 18-44 vjeç. 63.7 % e të anketuarve jetonin në qytetet kryesore, ndërsa pjesa tjetër në periferi, fshat apo edhe qytete të vogla.

Abuzimi fizik

Për sa i përket dhunës fizike, vihet re se të paktën 52% e të anketuarve mendojnë se njerëz të tjerë do ta injoronin goditjen me shuplakë në vithe ose në pjesë të tjera të trupit, duke e konsiderua­r këtë si çështje që ka të bëjë thjesht me prindin dhe fëmijën, ndërsa vetëm 33% besojnë se kjo do të konsideroh­ej si veprim pa vend dhe do të dënohej.

Abuzimi psikologji­k

44% e të anketuarve mendojnë se nuk do të kishte ndonjë reagim nëse një prind do t’i bërtiste një fëmije apo do t’i fliste me fjalë ofenduese, ndërsa gati 38% e tyre mendojnë se njerëzit do ta dënonin si sjellje të papërshtat­shme. Të bën përshtypje fakti se 15 % e të anketuarve mendojnë se njerëzit përreth do ta kuptonin sjelljen agresive të prindit dhe do të mendonin se kjo është sjellje normale prind-fëmijë, pra as do ta dënonin dhe as do ta denonconin.

Prindërimi pozitiv

Rezultatet e sondazhit tregojnë se shumica e të anketuarve, thuajse 72% e tyre, menKur bëhet fjalë për reagimin e publikut në përballje me dhunën ndaj fëmijëve, vërehet se pothuajse 50% e të anketuarve mendojnë se njerëzit përreth do ta denonconin rastin e dhunës tek autoritete­t, por vetëm 27% e tyre do të ndërhynin për të ndaluar një prind që po disiplinon një fëmijë në mënyrë të dhunshme.

dojnë se njerëzit në vend do të reagonin në mënyrë pozitive ndaj metodave disiplinor­e pozitive ndaj fëmijëve, por më shumë se shtatë për qind e tyre mendojnë se këto metoda do të konsideron­in të papërshtat­shme, ndërsa 11% janë të mendimit se njerëzit do t’i injoronin këto situata duke i konsiderua­r thjesht si çështje personale të prindërve.

Denoncimi i dhunës tek autoritete­t

Ndërsa kur bëhet fjalë për reagimin e publikut në përballje me dhunën ndaj fëmijëve, vërehet se pothuajse 50% e të anketuarve mendojnë se njerëzit përreth do ta denonconin rastin e dhunës tek autoritete­t, por vetëm 27% e tyre do të ndërhynin për të ndaluar një prind që po disiplinon një fëmijë në mënyrë të dhunshme. Po kështu, 40% e njerëzve do ta gjykonin disiplinim­in fizik si sjellje të papërshtat­shme, ndërsa 23% e tyre do ta injoronin atë situatë.

Nga ana tjetër, mbi 52% e të rriturve nuk dinë se si të veprojnë në rastet e denoncimit të dhunës ndaj fëmijëve. Të paktën 48% e tyre mendojnë se ndoshta nuk duan t’i pranojnë vetes se përreth tyre ka dhunë, të paktën 43% e të anketuarve ngurrojnë ngaqë nuk i dihet çfarë do të ndodhë me ta nëse bëjnë denoncim, ndërsa 56.6% stepen ngaqë mendojnë se mund ta kenë gabim. Një pjesë e të anketuarve mendojnë se njerëzit pengohen të bëjnë denoncim ngaqë ndoshta mendojnë se nuk është punë e tyre (43.6%), nuk duan të acarojnë prindërit (43%), ose nuk duan t’i shkaktojnë ndonjë problem fëmijës (47.4%).

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania