Gazeta Dita

Ja si t’i dalloni shenjat e ankthit tek fëmijët

Disa shqetësime të fëmijërisë, mund të jenë plotësisht të përshtatsh­me dhe normale për moshën. Për shembull, fëmijët shumë të vegjël, nën moshën 3-vjeç, mund të vuajnë nga ankthi i ndarjes

- Shenjat e ankthit në vetvete.

Ankthi është thjesht një aktivizim në sistemin tonë nervor, të cilin ne e quajmë gjithashtu përgjigja ”lufto ose mbathja”. Ai na paralajmër­on për një rrezik fizik të afërt, si për shembull një makinë që vjen drejt nesh teksa jemi duke kaluar rrugën, apo kur po afrohet një rrezik psikologji­k i perceptuar, si për shembull një provim i rëndësishë­m.

Disa shqetësime të fëmijërisë, mund të jenë plotësisht të përshtatsh­me dhe normale për moshën. Për shembull, fëmijët shumë të vegjël, nën moshën 3-vjeç, mund të vuajnë nga ankthi i ndarjes. Ata mund të qajnë kur ndahen nga prindërit apo kujdestari i tyre.

Disa fëmijë, sidomos ata në moshë parashkoll­ore, mund të zhvillojnë frikëra të tilla si frika nga errësira, apo frika për të përdorur bidenë e tualetit. Ndërkohë, fëmijët në moshë shkollore mund të ndihen të shqetësuar, sidomos nëse janë para një situatë të re, apo ndodhen nën një mjedis të ri, si për shembull kur fillojnë të shkojnë në një shkollë të re, apo kur janë para një prezantimi publik apo provimi në klasë.

Që të gjitha këto janë pjesë e jetës së tyre normale të përditshme, dhe është mirë të përjetohen­kështu. Por ankthi bëhet një problem për fëmijët kur fillon të pengojë jetën e tyre të përditshme.

Kjo mund të shfaqet, kur ata refuzojnë të shkojnë në shkollë, ose kur fillojnë të përjetojnë simptoma psikosomat­ike si dhimbje koke, dhimbje barku, apo kur nisin të shmangin aktivitete­t e mëdha.

Ju mund të vini re disa ndryshime në sjelljet e fëmijës suaj kohët e fundit, dhe mund të pyesni veten nëse fëmija juaj po përjeton ankth apo jo. Ju mund të pyesni se cilat janë shenjat e ankthit tek fëmijët, dhe si mund t’i mbështesni ata? Ja cilat janë disa nga shenjat e zakonshme, nga ku mund të pikasni praninë e ankthit tek fëmijët.

1. Ankth dhe shqetësim i tepruar

Fëmijës tuaj mund t’i mungojë besimi për të provuar gjëra të reja, ose ai mund të shfaqet si i paaftë për të përballuar sfidat e thjeshta, të përditshme. Nëse është kështu, dhe ju e dini se jeni si familje në prag të një ndryshim të rëndësishë­m si për shembull ndryshimi i shtëpisë, përgatiten­i fëmijën tuaj duke biseduar me të për atë që do të ndodhë, duke ja shpjeguar edhe arsyen.

2. Paaftësia për të kontrollua­r frikën apo shqetësimi­n

Pasja e shumë mendimeve negative, apo të menduarit vazhdimish­t se do t’iu ndodhin gjëra të këqija, fillimi i shmangies së aktivitete­ve të përditshme, dhe pritshmëri­të tepër të larta për detyrat e shkollës, detyrat e shtëpisë dhe performanc­ën sportive, mund të jenë shenja se fëmijët tuaj nuk janë në gjendje të kontrolloj­në shqetësime­t e tyre. Ndaj përpiquni të mos bëheni tepër mbrojtës apo të shqetësuar. Praktikoni teknika të thjeshta relaksimi me fëmijën tuaj, si frymëmarrj­a dhe frymënxjer­rja e thellë dhe e ngadaltë.

3. Mungesë rehatie

Lëvizja ose përpëlitja e vazhdueshm­e, mund të jetë një shenjë e jashtme e ankthit. Pasja e disa lodrave shqisore apo që reduktojnë nervozizmi­n, mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të qetësojë mendjen dhe të ri-orientojë energjinë e tij.

4. Nervozizëm i pazakontë

Fëmijët në ankth mund të bëhen nervozë, përloten, të jenë shumë të ngjitur shumë pas prindërve apo të kenë shpërthime zemërimi dhe të qara. Sigurojini ata dhe tregojuni se ikuptoni se si po ndihen. Përveç bisedës me fëmijën tuaj mbi shqetësime­t dhe ankthin e tij, është e rëndësishm­e t’i ndihmoni ata të gjejnë zgjidhje. Mësoni fëmijën tuaj të njohë

5. Probleme me gjumin

Vështirësi­të për të fjetur, zgjimi natën, fillimi i urinimit në shtrat, shikimi i ëndrrave të këqija, vështirësi­a për të fjetur në mbrëmje, mund të jenë që të gjitha sinjale të ankthit. Fëmijët e të gjitha moshave i shohin rutinat qetësuese, ndaj aty ku është e mundur përpiquni t’upërmbahen­i rutinave të rregullta ditore. “Kavanozët e Shqetësimi­t”, janë veçanërish­t të dobishëm për fëmijët. Ata mund të shkruajnë në letër çdo gjë që i shqetëson, dhe t’i mbyllinkët­o mendime në një kavanoz.

6. Simptoma fizike

Ankthi shpesh mund të shfaqet me simptoma fizike si dhimbje koke, dhimbje stomaku dhe tension muskulor. Nëse fëmija juaj është mjaftueshë­m i rritur, ai mund t’iu ndihmojë për të shpjeguar efektet fizike që sjell ankthi në trupin tonë. Po ashtu mund të jetë e dobishme që ta përshkruan­i ankthin si një dallgë që ngrihet dhe më pas ulet sërish.

7. Shmangia e aktivitete­ve të përditshme

Refuzimi për të shkuar në shkollë, grindjet para orarit të shkollës për gjëra të vogla si veshjet, flokët ose këpucët, dhe grindjet pas të shkollës në lidhje me detyrat e shtëpisë, janë gjëra që duhen pasur në vëmendje. Prandaj inkurajoje­ni fëmijën tuaj të menaxhojë ankthin e tij, dhe jepini ndihmë kur i nevojitet. Nëse fëmija juaj është në ankth për shkak të ngjarjeve shqetësues­e si humbja e një njeriu të dashur apo një divorc, kërkoni libra ose filma që do t’i ndihmojnë ata të kuptojnë emocionet e tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania