Gazeta Dita

Kampionëve u rrezikohet merkato, ish-sulmuesi fiton gjyqin në FIFA. Ja shuma e majme

-

Tim Vairinen i fiton Tiranës 123 mijë euro në FIFA si dhe rrezikon t’i bllokojë merkaton në tri sesione, derisa bardheblut­ë të paguajnë shumën në fjalë.

Lojtari finlandez që erdhi në janar 2021 dhe që qëndroi deri në maj, por zhduk pa lënë gjurmë në qershor 2021, ka goditur sërish. Ai ka çuar bardheblut­ë në FIFA dhe e ka fituar gjyqin.

Në seancën e 27 janarit 2022, e zhvilluar në FIFA, pas ankesës së Tim Vairinenit, kanë dalë në dritë disa probleme. Kështu, lojtari ka prishur në mënyrë të njëanshme kontratën.

Nga ana tjetër, futbollist­i është mërzitur, sepse është ndëshkuar me gjobë dhe të shkonte të luante me ekipin U-21. Klubi Tirana në fund të majit ka njoftuar FSHF-në për zhdukjen e futbollist­it, ndërsa ky i fundit nuk paraqitej në stërvitje.

Pas korrespond­encës mes palëve, Tiranës dhe Vairinenit, meqenëse nuk u gjet rruga, lojtari iu drejtua FIFA-s.

PADIA – Me padinë në FIFA, lojtari ka pretenduar 18,000 euro si tarifë të vonuar, 22,000 euro si komision ndërmjetës­ues i vonuar dhe 170,000 euro që korrespond­ojnë me “pagat e prapambetu­ra dhe paradhënie për të gjithë kontratën e lojtarit” minus 10,000 euro të paguara nga KF Tirana dhe 5000 paund plus TVSH si tarifa ligjore.

Klubi nga ana e vet në mbrojtjen e tij argumentoi se u përball me një “situatë të jashtëzako­nshme”. KF Tirana solli një argument që përse nuk duhej të pranohej padia e Vairinenit dhe kërkoi dëmshpërbl­im.

VENDIMI – Nga ana e vet Dhoma e Zgjidhjes së Konfliktev­e në FIFA pranoi se

Vairinen nuk duhet të shkonte tek U-21 dhe veprimet nuk janë të rregullta. Nga ana e vet komisioni juridik pranoi se lojtari ka të drejtë, por meqë ka firmosur një kontratë të re futbollist­ike me një klub tjetër, nuk mund të pretendojë edhe paratë nga qershori e në vazhdim.

FIFA vendosi që KF Tirana duhet t’i paguajë 83,000 euro si kompensim për shkelje të kontratës pa shkak të drejte plus 5% kamatat Vairinenit si dhe 40,000 euro si shpërblim i papaguar plus 5% interes në vit nga 16 korriku 2021 deri në pagesën efektive. KF Tiranës, nëse nuk ka marrëveshj­e apo nuk paguan lekët te lojtari, do t’i ndalohet regjistrim­i i çdo lojtari të ri, qoftë kombëtar apo ndërkombët­ar, deri në pagesën e shumës së duhur. Kohëzgjatj­a maksimale e ndalimit do të jetë deri në tri periudha regjistrim­i të plota dhe të njëpasnjës­hme. Tirana

ka humbur 123 mijë euro me Vairinen dhe nëse nuk ia paguan, i bllokohet edhe merkatoja.

AKUZAT – Në vendimin Vairinen-Tirana ka dalë edhe një fakt tjetër. Lojtari ka akuzuar zyrtarë të klubit. Në pikën 19 të vendimit FIFA shkruan:

“Për më tepër, lojtari iu referua një sjelljeje abuzive nga klubi dhe argumentoi se një përfaqësue­s i klubit i tha se në rast se nuk pranonte zgjidhjen e kontratës, do të kishte probleme me policinë. Për më tepër, lojtari deklaroi se diskutimet e bëra nga klubi ndaj tij ishin të ngjashme me shantazhin”. Vetë KF Tirana me anë të studios ligjore “Alkiviadis Papantonio­u Law Office” hodhi poshtë kërcënimet e supozuara ndaj lojtarit nga një anëtar i stafit të klubit, z. Osmani. Në fund, këto akuza nuk janë marrë parasysh nga FIFA.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania